Një grua është gjetur e pajetë pasditen djeshme në banesën ku jetonte në Scaldasole (Pavia), në Lomellina.
Trupi u gjet pak para orës 17:00. Sipas mediave italiane viktima ishte Anila Ruçi 38 vjeçe, me origjinë shqiptare.
Viktima dyshohet se është goditur me thikë. Gruaja kishte rreth një vit që jetonte në shtëpinë ku u gjet e pajetë. Të plagosur kanë mbetur vëllai i saj dhe bashkëjetuesi.
Ndërkohë grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e vrasjes