Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Goro premton rritjen e investmeve/ Kërkon votën për një tjetër mandat në Bashkinë e Himarës

Socialistët janë të bindur se Bashkia e Himarës, një nga zonat me më shumë investime nga qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor, do të vijojë të drejtohet nga te majtët.

 

I shoqëruar nga drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Blendi Klosi dhe deputeti Vullnet Sinaj, kryebashkiaku Jorgo Goro, në një takim me banorët e Lukovës, u shpreh se duke i dhënë zgjidhje përfundimtare regjistrimit të pronave, një proces i nisur nën drejtimin e tij, do të zhvillohet edhe më tej turizmi.

 

JORGO GORO

 

KRYETAR I BASHKISE HIMARE

 

“Gjëja e parë që më thatë ishte çështja e pronave. Ishte një proces tepër i vështirë, i komplikuar. Ju besoni që ne kemi filluar, kemi dhënë tapi, kemi përgatitur dokumentacionin. Por kemi filluar edhe procesin e regjistrimit dhe menaxhimit të tokës. Një proces i gjatë, por që patjetër do të përfundojë. Ky menaxhim na bën të shikojmë dhe mendojmë edhe për zgjerimin dhe rishikimin e planit të përgjithshëm vendor, për të dhënë mundësi për të zhvilluar agroturizmin dhe turizmin edhe në sipërfaqe të tjera. Do të mbështesim jo vetëm me infrastrukturë rrugore, por edhe mbështetje direkte e qytetarëve që kanë nervojë për bashkinë e kryetarin e bashkisë.”

 

Jorgo Goro u ndal edhe në një takim me banorët e Piqerasit, të cilëve u premtoi se investimet, që përfshijnë edhe një ujësjellës të ri, do të vazhdojnë edhe në katërvjeçarin e ardhshëm.

 

JORGO GORO

 

KRYETAR I BASHKISE HIMARE

 

“Kemi investuar dhe do të vijojmë ta bëjmë diçka të tillë. Tashmë kemi gati edhe ujësjellësin e ri, me një vlerë të konsiderueshme, që do të zgjidhë përfundimisht problemin e ujit në Piqeras, por edhe deri në Lukovë. Një tjetër investim është edhe rruga e Bunecit, mjaft i rëndësishëm si aks turistik.”

 

Sipas Blendi Klosit, investimet në zonë kanë rritur vlerën e pronës, ndërsa për deputetin Vullnet Sinaj, Jorgo Goro ofron një program elektoral, që jo vetëm zgjidh problemet e banorëve, por edhe nxit më tej interesin turistik për zonën.

Latest Posts

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Mos i humbisni

Aksidentohen turistët, shpëtojnë mrekullisht dy personat që ndodheshin në automjet

Dy turistë të cilët udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit janë aksidentuar në fshatin Xibër – Hane.   Mjeti me të cilin ata udhëtonin...

Editorial/ Ali Ahmeti, hijerëndi i shqiptarisë!

Ali Ahmeti për arsye të shumta është shndërruar në një figurë unike politike. “Momento” nga latinishtja do të thotë “mos harro mbaje në mendje”....

Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, ka paralajmëruar të dielën kundër krijimit të aleancave ushtarake të ngjashme me NATO-n, në rajonin e Azi-Paqësorit, duke...

Izet Mexhiti koordinoi festën paralele të BDI-së në Tetovë me Lëvizjen BESA?!

Disa orë pas shpalljes së njoftimit për shënimin e 21 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim zyrtarisht nga partija, manifestim ky që...