Dhjetë anëtarë të së njëjtës familje janë qëlluar për vdekje në një sulm me armë zjarri në shtëpinë e tyre në Afrikën e Jugut.
Shtatë gra dhe tre burra u vranë kur shtëpia e tyre pranë qytetit të Pietermaritzburg u sulmua herët në mëngjesin e së premtes.
Ministri i policisë Bheki Cele tha se dy të dyshuar janë arrestuar, njëri u qëllua për vdekje dhe një tjetër është ende në arrati. Motivi është i paqartë.
Afrika e Jugut ka një nga shifrat më të larta të vrasjeve në botë.
Policia u njoftua fillimisht për rastin pasi fqinjët dëgjuan të shtëna.
Cele tha se një nga viktimat ishte 13-vjeç, duke shtuar: “Është një skenë krimi, e tmerrshme. Shumë njerëz humbën këtu.”
“Ata kanë arrestuar dy persona, një është plagosur, një ka vdekur, një ka ikur dhe janë gjetur tre armë zjarri”, u tha ai gazetarëve në vendin e të shtënave në qytezën Imbali në provincën lindore KwaZulu-Natal.
Mësohet se një fëmijë është dërguar në spital.
Ky është sulmi i dytë masiv në provincën KwaZulu-Natal këtë javë pasi katër persona u qëlluan dhe u vranë të enjten në një shtëpi tjetër në veri të qytetit port të Durban.