Grubi: Punimet për ndërtimin e Korridorit 8-të, kanë nisur

Duke folur për marrëveshjen me gjigantin, “Bechtel Enka”, dhe ndërtimin e Korridorit 8-të që sipas zëvendës krtyetarit të parë të Qeverisë, Artan Grubi është projekti më i rëndësishëm për vendin që nga pavarësimi nuk është thjeshtë vendosja e gurthemelit me lopata me ciment.

Ai thotë se punimet për korridorin kanë nisur dhe po analizohet e planifikohet se nga do të kalojë traseja. Thotë se punimet në rrugë do të nisin kur të formulohet ekipa me njerëzit e nevojshëm, punëtorë të kualifikuar dhe produktiv.

“Procesi i punës që ka Bechtel Enka nuk është thjeshtë vendosja e gurthemelit me lopata me ciment, por po analizohet tregu ndërtimor në vend, po mblidhen njerëz punëtor ndërtimi, po planifikohet traseja ku do të kaloj dhe si do të kaloj Korridori 8 etj… Pra, punimet për korridorin kanë nisur, faza përgaditore ka nisur, mirëpo punimet në rrugë do të nisin kur të formulohet ekipa me njerëzit e nevojshëm, punëtorë të kualifikuar dhe produktiv”, deklaroi Grubi.