Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

Përjashtimet nga taksat, Ekspertët: Nuk ka vend për asnjë dyshim!

Për disa ekspertë tatimorë nuk ka asgjë kontestuese se marrëveshja me “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e Korridoreve parashikon një sërë përjashtimesh nga taksat.

“Nuk ka vend për asnjë dyshim. TVSH-ja i takson konsumatorët, jo operatorët ekonomikë. Janë thjesht kalimtarë të TVSH-së, nga njëri, te tjetri, derisa i bie mbi kurrizin konsumatorit, i cili nuk mund ta kalojë tjetër kund. Kjo është TVSH. Nuk ka nevojë për asnjë ‘falje’ për efektet fiskale. Ata janë ata që janë, thjesht kanë nevojë për një arsyetim më të gjerë dhe më të argumentuar. Kur diçka ‘ndodh’ dhe nuk shpjegohet, krijohet dyshimi se diçka ‘e keqe fiskale’ po ndodh dhe në fakt nuk do të ndodhë asgjë e pazakontë. Nuk ka asnjë efekt ‘neutral’ apo neto”, ka deklaruar pëe “Llokalno”, këshilltari tatimor Sllavko Llazoski, përcjell Indeks.mk

Sipas tij, përjashtime dhe lehtësime tatimore jepen nga ligjet jotatimore, si ato që gjenden në Kodin Zgjedhor, Ligjin e Regjistrimit, Ligjin për Zhvillimin Rural në rregulloret nga sfera e mbrojtjes sociale etj.

“Pra, në njëfarë mënyre është krejt normale që edhe këtu të jepen lirime tatimore dhe lehtësime”, thotë Lazoski.

Ai nuk ka asnjë dyshim se do të ketë një humbje të të ardhurave tatimore për të cilat thotë se nuk është as e pazakontë, as e re apo e paprecedentë.

“E gjithë historia tatimore dhe sistemet moderne tatimore konfirmojnë vetëm një gjë: vetëm politika tatimore e suksesshme në fushën e përjashtimeve dhe lehtësimeve tatimore është e suksesshme. Është fusha e konkurrencës së politikave tatimore të vendeve. Dhe disa janë të suksesshëm dhe disa janë të pasuksesshëm. Taksat nuk janë vetëm një histori nga kush dhe sa do të merrni, por taksat janë gjithashtu një histori se nga kush nuk do të merrni. Sa i përket tatimeve, interesant është se sovraniteti tatimor pasqyrohet pikërisht në atë që liron”, tha Lazoski.

Tetë ligje janë ndryshuar në një procedurë parlamentare që duhet t’i mundësojë konsorciumit amerikano-turk të ndërtojë autostrada shpejt dhe pa procedura të komplikuara. Nëse amendamentet miratohen, pritet që për ndërtimin e korridoreve të mos paguhet taksë mbi vlerën e shtuar, pra “Bechtel dhe Enka” nuk do të paguajë TVSH për materialet e ndशrtimore dhe shteti si investitor lirohet nga pagimi i TVSH-së për shërbimet që do të marrë nga konsorciumi. Gjithashtu, në ndryshime thuhet se partneri strategjik do të përjashtohet nga detyrimet e importit dhe taksa për mjetet motorike, si dhe do të rimbursohet akciza e energjisë.(Indeks.mk)

Latest Posts

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

Mos i humbisni

Situata në veri të Kosovës/ Grubi fton autoritetet kosovare për kordinim me BE dhe SHBA për dialogun

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës duke bërë thirrje që autoritetet atje...

Ahmeti apelon për qetësim të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdim të dialogut

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe rikthim të palëve në...

Flet drejtori Sulejmani: Me grafën e etnitetit po vendosim rregull, larg keqpërdorimeve (Video)

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen me Librat Amë, Emir Sulejmani në një intervistë për Indeks.mk flet mbi grafën e vendosjes së etnitetit në dokumentet...

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...