Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Biden: Mbështetja e SHBA për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë

“Mbështetja e popullit amerikan për Ukrainën nuk do të zbehet. Ne gjithmonë mbështesim demokracitë. Gjithmonë.” Kështu deklaroi Joe Biden ne nje konference per shtyp...

Endi Demneri vajza më e bukur shqiptare; Miss Universe Albania & Kosova dhuron emocione të forta

Endi Demneri fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2023!   Bukuroshja nga Tirana fitoi spektaklin e madh të bukurisë organizuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe...

Të enjten nisë procesi për ndryshimet kushtetuese, VMRO ende në “ëndrrën” anti-europiane!

Grupi punues për ndryshime kushtetuese pritet të mbajë mbledhjen e parë të mërkurën ose të enjten, thonë nga Ministria e Drejtësisë, informon Indeks.mk

Grupi punues i ekspertëve, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, do të përbëhet nga Sali Murati – ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska – ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Bajram Pollozhani – ish-gjyqtar kushtetuese dhe profesore e së drejtës kushtetuese, Branko Naumovski – ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Shasivari – profesor në Universitetin e Evropës Juglindore, Ana Çupeska – profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup, Elena Mihajllova Stratilati – profesoreshë në Fakultetin “Justiniani i Parë” – Shkup, Besa Arifi – profesoreshë në Universitetin e EJL-së, Jagoda Mitrevska – profesoreshë në Universitetin Ndërkombëtar Sllav dhe Maria Pandevska – profesoreshë në Institutin e Historisë Kombëtare.

Partitë propozuan Cvetanka Ivanova nga LSDM, Arbër Ademi nga BDI, Remzi Mehmedi nga Aleanca e Shqiptarëve, Sonja Mirakovska nga PRS, Nano Ruzhin nga PLD, Hrista Najdanov nga DM, Temellko Risteski nga Partia e Pensionistëve, Rametulla Kuqi nga PDSH, Eran Kurtish nga Partia Lëvizja e Turqve dhe Bexhan Ilias nga Partia Demokratike e Turqve.

Ndërsa nga institucionet janë propozuar Aleksandar Spasov nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dragan Tilev nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Shpend Sadiki nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Lista e Grupit Punues do të plotësohet në periudhën e ardhshme me anëtarë të tjerë që do të kontribuojnë në përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese.

Ky trup punues është themeluar nga Ministria e Drejtësisë, e cila është ngarkuar nga Qeveria që të përgatisë propozimin iniciativë për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Propozuesja e ndryshimeve kushtetuese është qeveria. Pas përgatitjes së amendamenteve, propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese brenda Parlamentit.

Njëkohësisht do të mbahen dëgjime publike, ku ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera do të mund të shprehin qëndrimet e tyre.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se tema e amendamenteve kushtetuese për VMRO-DPMNE-në është mbyllur.

“Pasi që ekspertët e vërtetë nuk pranuan të jenë anëtarë në grupin punues që do t’i shkruajë amendamentet, Kovaçevski mblodhi njerëz që nuk janë as ekspertë dhe as përvojë në këtë fushë, por kanë lidhje të dyshimta politike”, thonë nga VMRO-DPMNE.

LSDM-ja i kërkoi Mickoskit të ndalojë nënçmimin e profesorëve dhe të mbajë përgjegjësi morale sepse nuk merr pjesë në asnjë vendim të rëbdësishëm për shtetit.
“Pengu Mickoski nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim shtetëror, ai ulet anash dhe punon kundër BE-së. Propagandat e dështuara të VMRO-DPMNE-së dhe Levicës janë në dëm të shoqërisë dhe rrugës evropiane të vendit dhe LSDM-ja do t’i ekspozojë çdo ditë ato”, thotë LSDM. Për hapjen e Kushtetutës duhet që në Parlament të votojnë të paktën 80 deputetë.(Indeks.mk)

Latest Posts

Biden: Mbështetja e SHBA për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë

“Mbështetja e popullit amerikan për Ukrainën nuk do të zbehet. Ne gjithmonë mbështesim demokracitë. Gjithmonë.” Kështu deklaroi Joe Biden ne nje konference per shtyp...

Endi Demneri vajza më e bukur shqiptare; Miss Universe Albania & Kosova dhuron emocione të forta

Endi Demneri fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2023!   Bukuroshja nga Tirana fitoi spektaklin e madh të bukurisë organizuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe...

Mos i humbisni

Fillojnë punët për ndërtimin e Korridorit 8

Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi, sot, në pikëpagesën Tetovë-Gostivar, do të merr pjesë...

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...