
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15, në rrugën “Robert Shvarc”, në Tiranë.
Mësohet se është konstatuar i shtirë, shtetasi me iniciale A.C., 30 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët.
30-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Nga informacionet paraprake, ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.04.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “Robert Shvarc”, është konstatuar i shtirë, shtetasi A. C., 30 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët.
30-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.