Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Serwer ngre shqetësimin e ndikimit rus në Ballkan dhe përmend pasojat, nëse vendet nuk i bien mendjes drejt anëtarësimit në BE

 “Serbia, ashtu si Rusia, e sheh Perëndimin si të ndarë dhe të dobët. Beogradi mund të tërhiqet përkohësisht në Kosovë për të mos provokuar...

Sulmi me raketa ruse shkakton vdekjen e një personi në Ukrainë

Një sulm rus me raketa të enjten në mëngjes në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e 23 të tjerëve.

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi për sulmin në aplikacionin Telegram, duke thënë se ai ishte kryer me katër raketa Kalibr të lëshuara nga Deti i Zi.

 

Goditja dëmtoi shtëpi dhe një godinë apartamentesh. Rusia mohon të ketë vënë në shënjestër civilë, duke thënë se sulmon objektiva ushtarakë.

 

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të enjten në një konferencë shtypi në Bruksel se Ukraina ka marrë më shumë se 98% të mjeteve luftarake të premtuara nga aleatët dhe partnerët e NATO-s. Dërgesat përfshijnë 1550 automjete të blinduara dhe 230 tanke.

 

Ai tha se NATO-ja ka trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja të blinduara ukrainase, duke e vendosur “Ukrainën në një pozicion të fortë për të vazhduar rimarrjen e territorit të pushtuar”. Zoti Stoltenberg tha gjithashtu se ai “përshëndet” telefonatën mes Presidentit kinez Xi Jinping dhe Presidentit Zelenskyy, por se kjo nuk e ndryshon faktin që Kina ende nuk e ka dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

 

Zoti Zelenskyy tha se zhvilloi një telefonatë “të gjatë dhe kuptimplotë” me zotin Xi të mërkurën, ku të dy udhëheqësit ranë dakord të dërgonin përfaqësuesit e vet në kryeqyetet respektive, mesa duket një lëvizje fillestare për ndërmjetësimin në bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

 

Media shtetërore kineze raportoi se zoti Xi i bëri thirrje zotit Zelenskyi për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, duke paralajmëruar se “nuk ka fitues në një luftë bërthamore”. Ai me sa duket i referohej kërcënimit të Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore taktike./rel

Latest Posts

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Serwer ngre shqetësimin e ndikimit rus në Ballkan dhe përmend pasojat, nëse vendet nuk i bien mendjes drejt anëtarësimit në BE

 “Serbia, ashtu si Rusia, e sheh Perëndimin si të ndarë dhe të dobët. Beogradi mund të tërhiqet përkohësisht në Kosovë për të mos provokuar...

Mos i humbisni

Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake

Pasi analizoi fotografitë dhe listën e armatimit të konfiskuar nga Policia e Kosovës – pas sulmit që la një polic të vrarë në pjesën...

Ukraina: Rrëzuam 30 dronë rusë

Forca Ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet...

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...