Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Program për rritjen ekonomike dhe masa për sigurinë e grave dhe vajzave/ Belind Kelliçi me studentet e Akademisë së Lidershipit

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, paraqiti pikat kryesore që ai ka për mbështetjen ndaj gruas dhe familjes, në programin e tij. Gjatë një takimi me vajzat e reja të Akademisë së Lidershpit, pranë FRPD, Kelliçi u shpreh se gratë janë pasuria dhe potenciali më i madh që ka qyteti.

 

Në këtë organizim të Forumit Rinor, qe i pranishëm kryetari i PD, Sali Berisha, kryetarja e LDG, Albana Vokshi, dhe drejtuesi i Forumit, Besart Xhaferri.

 

_“Në këto tre muaj që unë kam qenë në ture dëgjimi në bashkëbisedime në aktivitete me zonja, zonjusha por në mënyrë të veçantë me gratë e Tiranës. Një ndër statistikat që më ka mbetur në mendje vjen nga takimi i ditës së djeshme, që në testin e IQ në 15 vitet e fundit gratë dhe vazjat dalin më mirë se meshkujt, por dje unë kam mësuar një të dhënë që nuk e dija, që në vitin akademik 2021-2022 në Tiranë 66.1% e të diplomuarve janë vajza dhe ky është një lajm shumë i mirë dhe një potencial i jashtëzakonshëm për qytetin tonë, që tregon sigurisht se vajzat e Tiranës janë shumë herë më të përgatitura për tregun e punës, por mbi të gjitha për shoqërinë tone, ndaj edhe në fokusin e programit tim si kandidat për kryetar Bashkie do të jetë forcimi i rolit të gruas në Tiranë_”, u shpreh Kelliçi.

 

Kandidati për Bashkinë tha se për forcimin ekonomik të gruas, ai ka plane konkrete.

 

_“Grave sipërmarrëse u jam drejtuar me shprehjen që janë heroina të shoqërisë tonë sepse në të vërtetë ashtu janë, përveçse mbajnë familjet, përveçse ndihmojnë në rritjen e fëmijëve të tyre në rastet kur janë nënat të reja, prëveçse japin një kontribut shumë domethënës në familjet e tyre ato mbajnë gjallë edhe ekonominë e qytetit tonë. Janë 45 mijë subjekte të vogla, të biznesit të vogël në Tiranë që në një pjesë shumë të madhe të tyre drejtohen dhe menaxhohen nga gratë dhe kjo është një shifër shumë inkurajuese për mua si kandidat për kryetar Bashkie dhe është një objektiv që këtë shifër ta çoj edhe më lart në 4 vitet e ardhshme. Me paketën që kemi ofruar për uljen e taksave dhe të tarifave për biznesin e vogël dhe të mesëm duke i dhënë mundësinë sipërmarreseve të reja, zonjushave e zonjave, që të rriten më shumë në biznesin e tyre, por duke ndërtuar edhe më shumë çerdhe e kopshte pranë banesave dhe njësive të tyre ku ata banojnë, ne krijojmë shanse për forcimin e rolit të gruas_”.

 

Belind Kelliçi tha se krijimi iy mundësive nga Bashkia, për çerdhe dhe kopshte më pranë zonave të banimit, do të ndihmonte gratë, familjet dhe shoqërinë.

 

_“Brenda dy viteve të para unë do të destinoj të gjithë taksën e 3%-shit të strehimit social për të ndërtuar çerdhe dhe kopshte në çdo njësi dhe që nëse do të mbetet vetëm një fëmijë i vetëm jashtë sistemi pas vitit të dytë, pra në vitin e tretë të mandatit të parë unë do të jap një kupon 100 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë, që familja të ketë mundësi ta çojë në çerdhe apo kopsht privat. Kjo sjell fuqizimin e rolit të gruas, pavarësinë e gruas, për t’i dhënë mundësinë të ketë edhe një jetë profesionale, edhe një karrierë të vetën, edhe të ketë mundësinë të jetë sipërmarrëse”,_ u shpreh Kelliçi.

 

Kandidati i Opozitës ka folur gjithashtu për rëndësinë dhe mundësinë që ka Bashkia për të ofruar siguri për vajzat dhe gratë.

 

_“Gjatë takimeve nëpër njësitë e Tiranës, vajzat e reja më janë ankuar se shpeshherë janë pre e abuzimit apo e ngacmimeve për shkak të mungesës së ndriçimit publik, të infrastrukturës rrugore apo edhe të mungesës së sigurisë që ato mund të ndjejnë në komunitet për shkak se policia Bashkiake sot është kthyer në një polici gjobëvënëse dhe nuk bën rolin që ka që të shërbejë si një polici komunitare që të garantojë jetën, sigurinë e qytetarëve, por mbi të gjitha të sinjalizojë problematikat më të para që vënë re_”, tha Kelliçi.

 

Po ashtu, ai shtoi se modernizimi i transportit urban, do të thotë më shumë siguri në autobuze dhe në stacionet e pritjes.

Latest Posts

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Mos i humbisni

Ministri Shaqiri mirëpriti në takim Klubin për lexim të librave Naim Frashëri nga SHFK “Naim Frashëri” në Studeniçan

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka mirëpritur sot në takim nxënësit e Klubit për leximin e librave “Naim Frashëri” që funksionin nën...

Balla përshëndet operacionin e Policisë ku u godit një rast i tregëtimit i ushqimeve të skaduara, brenda një shkolle në Konispol

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti operacionin e sotëm në jug të vendit, ku u godit një rast i tregëtimit të produkteve ushqimore...

Tërmeti që tronditi sërish Napolin; raportohen disa dëme materiale në zonën e epiqëndrës

Një tërmet i ri me magnitudë 4.0 u regjistrua mmesnaten mes te henes dhe te martes ne Itali, me epiqendër të vendosur në...

Aksion “blic” në Vlorë/ Kontrolle në lokale dhe rrugë, shoqërohen të paktën 10 persona

Policia e Vlorës e mbështetur dhe nga forcat RENEA janë duke zhvilluar një aksion në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës. Mësohet se...