Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Rusia reagon ashpër ndaj pranisë së policisë polake në shkollën e ambasadës ruse në Varshavë

Rusia premtoi të shtunën se do të reagonte ashpër ndaj asaj që e cilësoi ndërhyrjen e autoriteteve polake “kapje” të paligjshme të një shkolle të ambasadës ruse në Varshavë, një akt që sipas Moskës ishte një shkelje të rëndë e Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike.

 

Televizioni shtetëror polak TVP Info njoftoi se autoritetet policore kishin shkuar jashtë shkollës së ambasadës ruse në rrugën “Kieleckiej”, në Varshavë, të shtunën në mëngjes.

 

I pyetur mbi incidentin, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Polonisë tha për agjencinë Reuters se ndërtesa ku ndodhet shkolla e ambasadës i përket shtetit polak.

 

Ministria e jashtme e Rusisë tha nëpërmjet një deklarate se autoritetet polake kishin hyrë në oborrin e shkollës së ambasadës me synimin për ta konfiskuar atë.

 

“Një akt i tillë nga Varshava, që shkon përtej kuadrit të marrëdhënieve civile ndër shtetërore nuk do të kalojë pa një përgjigje të ashpër dhe pasoja për autoritetet polake dhe grupet e interesit polak në Rusi”, tha ministria në deklaratë.

 

Nga ana tjetër, zëdhënësja e ministrisë së jashtmë të Polonisë i tha agjencisë Reuters se është e drejtë e Rusisë të protestojë, por se veprimet e Polonisë ishin konform ligjit.

 

Marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes dy vendeve janë acaruar më tej për shkak të luftës në Ukrainë, pasi Varshava është pozicionuar si një nga aleatët më të fortë të Kievit, duke luajtur një rol udhëheqës në bindjen e aleatëve për t’i siguruar ukrainasve armatim të rëndë në luftimet ndaj trupave ruse./voa

Latest Posts

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Mos i humbisni

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në...

“Stadiumi”, “Ballistët” ngrenë “alarmin”: Bilall Kasami tenton të tallet dhe mashtron tetovarët të cilët jetojnë për Shkëndijën

Nërpërmes një reagimi në “Facebook”, tifo-grupi nga Tetova, “Ballistët” kanë ngritur alarmin nëpërmes të cilit kërkojnë përgjegjësi për mos mbajtjen e premtimit për ndërtimin...

Të shtëna me armë zjarri në një spital në Holandë/ Nuk dihet numri i saktë i viktimave

Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultuar në një numër të paspecifikuar të viktimave, tha Policia më 28 shtator.   Një sulmues...