Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Zelensky: Kievi do ta fillojë kundërofensivën pa avionët luftarakë perëndimorë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha se Kievi do të nisë ofensivën kundër forcave ruse pavarësisht se ende nuk është furnizuar me avionë luftarakë nga perëndimi.

 

Zoti Zelensky në shumë raste ka bërë thirrje për zgjerimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën.

 

“Të them të drejtën, do të na ndihmonte shumë. Por ne gjithashtu e kuptojmë se nuk mund ta zvarrisim kundërofensivën, prandaj do ta fillojmë atë para se të marrim avionë F-16 ose modele të tjera të avionëve luftarakë perëndimorë”, tha ai.

 

Duke folur me gazetarët skandinavë në Kiev, ai shtoi se disa vende, të cilat kanë avionë luftarakë F-16 dhe lloje të tjera avionëve perëndimorë, janë “të gatshëm të na ndihmojnë”. Zoti Zelenskiy nuk specifikoi se për cilat vende po fliste.

 

Forcat ajrore ukrainase kanë vetëm avionë luftarakë të epokës sovjetike.

 

Presidenti Zelensky ushtroi trysni ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për këtë çështje në një takim në Kiev më 20 prill. Ai gjithashtu ka thënë se ka ardhur koha që aleanca ushtarake perëndimore të hapë dyert për anëtarësimin e Ukrainës.

 

Pasi përballoi ofensivat ruse gjatë dimrit dhe pranverës, të cilat rezultuan në përparime të vogla të trupave ruse në lindje, Ukraina tani shpreson të rimarrë rajonet e pushtuara në jug dhe lindje të vendit në një kundërofensivë në javët ose muajt e ardhshëm./VOA/

Latest Posts

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Mos i humbisni

Ministri Shaqiri mirëpriti në takim Klubin për lexim të librave Naim Frashëri nga SHFK “Naim Frashëri” në Studeniçan

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka mirëpritur sot në takim nxënësit e Klubit për leximin e librave “Naim Frashëri” që funksionin nën...

Balla përshëndet operacionin e Policisë ku u godit një rast i tregëtimit i ushqimeve të skaduara, brenda një shkolle në Konispol

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti operacionin e sotëm në jug të vendit, ku u godit një rast i tregëtimit të produkteve ushqimore...

Tërmeti që tronditi sërish Napolin; raportohen disa dëme materiale në zonën e epiqëndrës

Një tërmet i ri me magnitudë 4.0 u regjistrua mmesnaten mes te henes dhe te martes ne Itali, me epiqendër të vendosur në...

Aksion “blic” në Vlorë/ Kontrolle në lokale dhe rrugë, shoqërohen të paktën 10 persona

Policia e Vlorës e mbështetur dhe nga forcat RENEA janë duke zhvilluar një aksion në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës. Mësohet se...