Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Zbulimi britanik: Rusia, përpjekje për të forcuar kufirin e Krimesë veriore

Ministria britanike e Mbrotjes njoftoi se ekzistojnë imazhe satelitore që tregojnë se Rusia “ka bërë përpjekje të posaçme” për të forcuar kufirin verior të rajonit të pushtuar prej saj, Krimesë, përfshirë krijimin e “një zonë mbrojtëse me shumë shtresa, pranë fshatit Medvedevka”.

 

Në raport thuhet gjithashtu se Rusia ka hapur “qindra kilometra llogore brenda territorit rus të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë në rajonet Belgorod dhe Kursk”.

 

Sipas ministrisë britanike të Mbrotjes llogoret tregojnë, se Rusia është e shqetësuar se Ukraina mund të shënojë “një përparim të madh”. Megjithatë, thuhet në raport, një pjesë e punës së kryer “ka të ngjarë të jetë urdhëruar nga komandantët lokalë dhe udhëheqësit civilë, në një përpjekje për t’i dhënë zë qëndrimeve zyrtare, se Rusia po kërcënohet nga Ukraina dhe NATO”.

 

Shtëpia e Bardhë vlerësoi të hënën se ushtria ruse ka pësuar në pesë muajt e fundit 100,000 të vrarë ose të plagosur në mesin e saj, në luftimet kundër trupave të Ukrainës në rajonin e Bakhmutit.

 

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpisë së Bardhë John Kirby, u tha gazetarëve se shifra, bazuar në vlerësimet e zbulimit amerikan, përfshin më shumë se 20,000 të vdekur, gjysma e tyre nga grupi ‘Wagner’. “Ofensiva në Bakhmut ka ngecur e ka dështuar”, tha zoti Kirby.

 

Ndërkohë të dielën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës njoftoi se si pasojë e sulmeve ruse, në të gjithë vendin janë vrarë të paktën 477 fëmijë dhe plagosur rreth 1000 të tjerë, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

 

Shumica e rasteve janë dokumentuar në rajonet Donetsk dhe Kharkiv, ku respektivisht janë vrarë ose plagosur 452 dhe 275 fëmijë. Në raportin e publikuar në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’, thuhet se numri i viktimave në mesin e fëmijëve pritet të jetë më i lartë, pasi shifra aktuale nuk përfshin të dhëna nga territoret e pushtuara nga Rusia ose ku përplasjet e armatosura në terren mes palëve, janë ende në vazhdim./VOA/

Latest Posts

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Mos i humbisni

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në...

“Stadiumi”, “Ballistët” ngrenë “alarmin”: Bilall Kasami tenton të tallet dhe mashtron tetovarët të cilët jetojnë për Shkëndijën

Nërpërmes një reagimi në “Facebook”, tifo-grupi nga Tetova, “Ballistët” kanë ngritur alarmin nëpërmes të cilit kërkojnë përgjegjësi për mos mbajtjen e premtimit për ndërtimin...

Të shtëna me armë zjarri në një spital në Holandë/ Nuk dihet numri i saktë i viktimave

Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultuar në një numër të paspecifikuar të viktimave, tha Policia më 28 shtator.   Një sulmues...