Goleadori Admin Abdulla ftohet te përfaqësuesja U15 e Maqedonisë (Video)

Admin Abdulla është një ndër talentët e futbollit në vend, para të cilit është një e ardhme e ndritur. Bëhet fjalë për një futbollistë...

TË FUNDIT

FC Shkupi kryeson tabelën me 18 pikë, derbi i Pollogut përfundoi me barazim

Katër fitore të skuadrave  vendase dhe dy barazime  me 14  gola  të shënuar  dhe një kartonë të kuq është epilogu u  ndeshjeve të javës...

Ukraina: Sulm masiv nga armiku, rrëzuam 16 dronë rusë

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin rrëzuar 16 nga rreth 30 dronë rusë gjatë natës në rajonin Cherkasy.   “Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht me...

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Arrestohen 7 persona në Belgjikë, dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist

Policia belge arrestoi të enjten shtatë persona të dyshuar si mbështës të grupit të Shtetit Islamik dhe se kanë komplotuar me qëllim kryerjen e një sulmi terrorist. Njoftimi u bë nga prokurorët belgë.

 

Pothuajse të gjithë të dyshuarit janë çeçene dhe tre prej tyre kanë kombësi belge, thuhej në deklaratën e prokurorëve.

 

Objektivi i saktë i sulmit të planifikuar, nuk përcaktuar ende”, thanë ata.

 

Policia, e mbështetur nga njësi të forcave speciale, bastisi nëntë banesa në disa qytete në pjesën perëndimore të Belgjikës, në një operacion të udhëhequr nga një prokuror i specializuar për rastet e terrorizmit.

 

Ai pritet të vendosë më vonë nëse ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuza ndaj të dyshuarve. “Akuzat e mundshme lidhen me përpjekje për atentat terrorist, pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist dhe përgatitje për një sulm terrorist”, thuhej në deklaratë.

 

Prokurorët shtuan se të shtatë të arrestuarit “dyshohen për përgatitjen e një sulmi terrorist në Belgjikë”, dhe se të gjithë ata “i përkasin një grupi mbështetësish të fortë të ISIS-it”.

 

Një zëdhënës i zyrës së prokurorisë federale, Eric Van Duyse, tha për agjencinë AFP se “dyshohet se të arrestuarit kishin në shënjestër një institucion që ndodhet në Belgjikë” dhe se “në mënyrë aktive po kërkonin te gjenin armë”.

 

Bastisjet e policisë u zhvilluan në Ghent dhe në disa qytete të tjera më të vogla, si Roeselare, Menen, Ostend dhe Wevelgem.

 

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse në Belgjikë më 22 mars të vitit 2016, që kishin si objektiv aeroportin e Brukselit dhe metronë e kryeqytetit. Si pasojë u vranë 32 persona dhe u plagosën qindrar të tjerë.

 

Ngjarja ndodhi disa muaj pas sulmeve të nëntorit 2015 në Paris, të planifikuara nga e njëjta celulë e ISIS-it, gjatë të cilave u vranë 130 persona.

 

Çeçenia, një republikë në rajonin rus të Kaukazit të Veriut, ka një popullsi kryesisht myslimane.

 

Ajo drejtohet nga udhëheqësi me dorë të forte, pro-Kremlinit, Ramzan Kadyrov, i cili mbështet luftën e Presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë dhe ka dërguar atje trupa milicie, për të luftuar./voa

Latest Posts

FC Shkupi kryeson tabelën me 18 pikë, derbi i Pollogut përfundoi me barazim

Katër fitore të skuadrave  vendase dhe dy barazime  me 14  gola  të shënuar  dhe një kartonë të kuq është epilogu u  ndeshjeve të javës...

Ukraina: Sulm masiv nga armiku, rrëzuam 16 dronë rusë

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin rrëzuar 16 nga rreth 30 dronë rusë gjatë natës në rajonin Cherkasy.   “Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht me...

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Mos i humbisni

Fillon zbatimi i projektit për pagesë elektronike të taksës rrugore në Korridorin 8

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton se nga e hëna (2.10.2023), do të fillojnë punët ndërtimore dhe të instalimit në stacionin pagesor në Gllumovë. Gjatë...

Besimi për Bloomberg Adria: Presim interes më të madh nga bankat dhe institucionet për fletobligacionin e gjelbër, për qytetarët fletobligacion i ri në muajin...

Ankandi për fletobligacionin e gjelbër, për të cilin këtë javë u publikua prospekti, do të mbahet më 3 tetor, ditën e martë, me ç’rast...

Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake

Pasi analizoi fotografitë dhe listën e armatimit të konfiskuar nga Policia e Kosovës – pas sulmit që la një polic të vrarë në pjesën...

Ukraina: Rrëzuam 30 dronë rusë

Forca Ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet...