Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Pentagoni paralajmëron shterimin e fondeve për mbështetjen e Ukrainës: Kongresi të veprojë

SHBA mund të mos e suportojë më Ukrainën njësoj financiarisht apo ushtarakisht. “Alarmi” është ngritur nga Pentagoni këtë të martë, ku theksohet se...

Dramë me ndërtimin e një objekti në Çair/ Punimet njëherë u ndërprenë sepse s’kishte leje, tani kanë vazhduar sërish

Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çairi, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit...

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen,...

Një pacient në QKMF-në e Deçanit nuk bindet, nxjerr briskun


Stafi mjekësor në Deçan përballet me tmerrin, pacienti nuk bindet dhe e nxjerr briskun.

Në orët e para të mëngjesit të së premtes infermieret dhe mjeku kujdestar në Qendrën Kryesore Familjare në Deçan(QKMF), janë përballur me një pacient jo të zakonshëm, i cili posedonte brisk dhe marihuanë me vete dhe për një moment ishe bërë agresive pasi që nuk bindej që të mjekohej dhe as nuk largohej nga QKMF’ja.

Rreth orë 04:00, të mëngjesit të së premtes në Deçan, infermieret dhe mjeku ishin përballë me një pacient agresiv, i cili për një moment e kishte nxjerr edhe briskun në hapësirat e QKMF’së.

Pacienti nga komuna e Deçanit i cili kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore, me ankesën dhimbje barku, për një moment kishte refuzuar të merrte terapinë të cilën ia kishte përshkruar mjeku.

I njëjti për një orë kishte qëndruar në hapësirat e QKMF’së por duke refuzuar të merrte terapinë, ndërkohë i njëjti ishte bërë agresiv duke bërtitur dhe më pas e kishte nxjerrë edhe briskun, çka kishte shkaktuar jo pak frikë tek infermieret që ishin kujdestare, e që menjëherë e kishin lajmëruar policinë.

Për rastin kanë folur edhe nga Policia, të cilët në raportin e tyre kanë thënë se pacienti që kishte shkuar të kërkonte ndihmë kishte treguar agresivitet dhe të njëjtit i janë gjetur një brisk dhe marihuanë.

Gjithashtu policia bënë të ditur se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pasi kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Deçan, sipas informatave nga personeli mjekësor, i njëjti kishte paraqitje agresive. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur e konfiskuar 5.4 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një brisk. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë

Siç raporton Gazeta Metro, gjithashtu Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan nuk ka fare rojë apo personel që bënë sigurinë e personelit mjekësor dhe ndërtesës në terësi.

Duhet theksuar se Qeveria e Kosovës ua ka zbritur infermierëve dhe mjekëve ndërrimin e natës. Infermierëve nga 20 euro në 7.8euro ndërsa mjekëve në 9 euro.

Latest Posts

Pentagoni paralajmëron shterimin e fondeve për mbështetjen e Ukrainës: Kongresi të veprojë

SHBA mund të mos e suportojë më Ukrainën njësoj financiarisht apo ushtarakisht. “Alarmi” është ngritur nga Pentagoni këtë të martë, ku theksohet se...

Dramë me ndërtimin e një objekti në Çair/ Punimet njëherë u ndërprenë sepse s’kishte leje, tani kanë vazhduar sërish

Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çairi, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit...

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen,...

Mos i humbisni

Tensionet në veri/ Hasani: Serbia i “fryu zjarrit” të konfliktit, palët t’i rikthehen dialogut

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka rikonfirmuar pozicionimin e Shqipërisë krah Kosovës, lidhur me tensionet e regjistruar së fundmi...

Ikën edhe një gazetare nga ALSAT!

Pas tre gazetarëve që u larguan ditë më parë nga Tv ALSAT, është larguar një gazetare tjetër. Evi Shkopi është gazetarja e katërt që...

Ademi: Opozita shqiptare e udhëhequr nga VMRO bllokoi ligjin për lojërat e fatit

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arber Ademi përmes një press-konferenca hodhi poshte të gjitha pretendimet e opozitës shqiptare mbi ligjin për lojrat e...

Përçahet rëndë Alternativa në Tetovë/ Deputeti Hysni Ismaili: Nuk e njoh degën e zgjedhur mbrëmë, kemi degën dhe organet tjera

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili është kontaktuar për të marë qëndrimin e tij për mos pjesëmarrje në kuvendin e djeshëm ku u zgjodh kryesia...