Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...

Fredi Beleri, antishqiptar?! Berisha e mbron: Kam prova, Rama i ngriti kurth

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i...

Vëllai i policit hero, Bunjaku: Ndihem shumë krenar që ka rënë për atdhe, kjo është tokë shqiptare

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një...

Grubi nën apel për pajtim: Të bashkohemi për të ardhmen europiane

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi në shënimin solemn të
Ditës së fitores kundër fashizmit dhe Ditës së Europës ka potencuar
rëndësinë e madhe që ka pasur për përparimin e vendit politikëbërja e
guximshme që nga shpallja e pavarësisë së vendit.

Grubi në fjalimin e tij ka rikujtuar në mënyrë kronologjike të gjitha
sfidat nëpër të cilat me sukses ka kaluar Maqedonia e Veriut, si vend
gjithmonë i përkushtuar për të ruajtur orientimin drejt dyerve të
Europës.

Ai potencoi se kjo përbërje e Qeverisë ka liderë që janë të gatshëm të
fillojnë procesin e pajtimit dhe të ndërmarrin vendime të guximshme për
të ardhmen e vendit. Poashtu, Grubi apeloi për bashkim në synimin për të
krijuar të ardhme europiane për qytetarët e vendit.

Në vazhdim ju sjellim të plotë fjalimin e Zëvendëskryeministrit të parë,
Artan Grubi:

“Do të flas sot shkurt për guximin dhe pajtimin. Kontinenti ynë në të
gjithë historinë e tij ka pasur 2/3 e periudhës së saj në kohëra lufte,
vetëm 1/3 e historisë së kontinentit europian ka qenë paqe dhe paqja ka
ardhur kur njerëzit u bënë bashkë me guxim dhe ndërmorrën vendime të
guximshme që të pajtohen. Për guxim dhe pajtim.

Duheshin liderë dhe qytetarë të guximshëm nga të gjitha vendet tona
përgjatë kontinentit që të ngrihen në këmbë kundër fashizmit,
agresionit, luftës dhe pas pajtimit u desht që të bëheshin bashkë për të
realizuar projektin më të madh europian në historinë e kontinentit.
Në vitin 1991 u desht që liderë të guximshëm të vendit tonë të
deklarojnë pavarësinë dhe të arrihet pajtimi mes  komuniteteve të saj që
të lëvizim përpara për të ndërtuar një shtet të përbashkët.

Në vitin 2001 duhej që gra dhe burra të guximshëm të bëjnë marrëveshje
paqeje, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe pastaj të arrihet pajtimi mes
nesh, për të vazhduar përpara duke marrë statusin e kandidatit për
integrim në Bashkimin Europian.

E njejta ndodhi me Marrëveshjen e Prespës, duheshin liderë dhe qytetarë
të guximshëm që të pajtohemi me fqinjët tanë, për të arritur
Marrëveshjen e  Prespës, për të ndryshuar Kushtetutën dhe për t’u bërë
më pas anëtarë të NATO-s në këto kohëra të turbullta për kontinentin
tonë.

Duhen sërish liderë të guximshëm dhe proces pajtimi për të përfunduar
procesin tonë si një vend anëtar i Europës. Në këtë Qeveri kemi liderë
që janë të gatshëm të fillojnë procesin e pajtimit dhe të ndërmarrin
vendime të guximshme për të ardhmen e vendit tonë, e ardhme si vend
anëtar i NATO-s, Europës dhe е orientuar kah bashkësia euro-amerikane.
Prandaj, do të doja të kërkoja nga të gjithë ju, me rastin e këtij
përvjetori shumë të rëndësishëm, në Ditën e Europës, në Ditën e fitores
ndaj fashizmit të bëhemi bashkë dhe të jemi të guximshëm edhe njëherë,
të pajtohemi dhe të krijojmë ardhmëri europiane për qytetarët tanë.”

Latest Posts

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...

Fredi Beleri, antishqiptar?! Berisha e mbron: Kam prova, Rama i ngriti kurth

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i...

Vëllai i policit hero, Bunjaku: Ndihem shumë krenar që ka rënë për atdhe, kjo është tokë shqiptare

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një...

Mos i humbisni

Prej sot fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

Prej sot fillon pagesa e pensioneve me rritje prej 5.3%. Më së shumti do të marrin përfituesit e pensionit më të lartë, rreth 3700 denarë...

Njihen pensionet me Zvicrën, ja sa shqiptarë  përfitojnë

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, zbardh marrëveshjen e qeverisë me shtetin zvicerian për pensionet. Ai shprehet se ndonëse kjo marrëveshje...

Zjarr në një lokal nate në Spanjë, regjistrohen të paktën 11 viktima

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga një zjarr i madh që shpërtheu në një lokal nate në juglindje të Spanjës.   Flakët nisën në...