Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Serwer ngre shqetësimin e ndikimit rus në Ballkan dhe përmend pasojat, nëse vendet nuk i bien mendjes drejt anëtarësimit në BE

 “Serbia, ashtu si Rusia, e sheh Perëndimin si të ndarë dhe të dobët. Beogradi mund të tërhiqet përkohësisht në Kosovë për të mos provokuar...

Institucionet e BE-së: Serbia t’i mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

Komisionari Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se mospërshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, rreth sanksioneve ndaj Rusisë, është një “çështje serioze“.

 

Në një debat të organizuar për Serbinë, në Parlamentin Evropian, ai ka bërë thirrje që autoritetet në Serbi të komunikojnë si duhet beneficionet që vijnë nga procesi i integrimeve evropiane, duke përmendur faktin se BE-ja “është dhe do të mbetet partneri, donatori dhe investuesi më i madh i Serbisë“.

 

Ky komisionar tha se në procesin e negociatave të anëtarësimit, Serbia deri tash ka hapur 22 prej 35 kapitujve negociues dhe se, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, një bllok i tërë me kapituj negociues teknikisht është gati për t’u hapur.

 

Ai përshëndeti përparimin e Serbisë në përshtatjen me regjimin e vizave të BE-së.

 

Komisioni ka mirëpritur edhe arritjen e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar të implementohen, pa vonesa dhe pa kushte, të gjitha obligimet, duke përmendur posaçërisht atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

 

Gjatë debatit, deputetja kroate Zheljana Zovko, ka kërkuar që Serbia të kthejë kahen e mospërshtatjes së saj me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme.

 

Zovko nënvizoi se përshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, ka rënë nga 65, në 45 për qind.

 

Deputetja nga Partia e të Gjelbërve, Viola Von Cramon, ka pasur kritika për nivelin e demokracisë në Serbi.

 

“Serbia nuk është më demokratike sesa ka qenë. Mungon liria e shprehjes dhe kultura e tolerancës politike. Dialogu duhet të fokusohet në mënyrë që të sigurohet që serbët e Kosovës të mos jenë vegël e askujt. Serbia duhet të mbyllë kapitullin e Kosovës, dhe të ecë drejt BE-së për një Serbi evropiane“, ka thënë ajo.

 

Tonino Picula, deputet socialist nga Kroacia, tha në fjalimin e tij se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e largon Serbinë nga BE-ja, dhe po e afron me Rusinë.

 

Ai përmendi glorifikimin e kriminelëve të luftës në Serbi dhe kërkoi që t’i jepet fund kësaj praktike.

 

Më 10 maj, në Parlamentin Evropian do të votohet rezolutën për Serbinë.

 

Në raport është propozuar një amendament që kërkon shprehjen e keqardhjes për votimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, që, sipas propozueses Viola von Cramon, shkel marrëveshjen e arritur në dialog.

 

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

 

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./rel

Latest Posts

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Serwer ngre shqetësimin e ndikimit rus në Ballkan dhe përmend pasojat, nëse vendet nuk i bien mendjes drejt anëtarësimit në BE

 “Serbia, ashtu si Rusia, e sheh Perëndimin si të ndarë dhe të dobët. Beogradi mund të tërhiqet përkohësisht në Kosovë për të mos provokuar...

Mos i humbisni

Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake

Pasi analizoi fotografitë dhe listën e armatimit të konfiskuar nga Policia e Kosovës – pas sulmit që la një polic të vrarë në pjesën...

Ukraina: Rrëzuam 30 dronë rusë

Forca Ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet...

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...