Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Aksidenti i frikshëm në Itali, viktimat janë grup turistësh nga Ukraina

Në bordin e autobusit që u aksidentuar këtë të martë në Itali ishte një grup turistësh ukrainas. Mediat vendase shkruajnë se turistët po...

Akti terrorist në Ankara/ Turqia hakmerret ndaj PKK, shkatërron 16 objektiva në Irak

Forcat e armatosura turke kanë nisur sot sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irakun verior, duke shkatërruar 16 objektiva. Lajmi u njoftua nga Ministria...

Grubi në Opinion komenton situatën në Kosovë dhe nevojën e kordinimit me SHBA

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është konsultuar me qeverinë maqedonase për zhvillimet në veri të Kosovës.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Grubi këshilloi zyrtarët më të lartë të Kosovës që vendimet e tyre t’i konsultojnë dhe koordinojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

A keni kontaktuar me Kurtin z.Grubi? Ju personalisht ose qeveria e Maqedonisë?

Artan Grubi: Jo. As Kurti me ne, as ne me Kurtin.

Një vendim i marrë në Kosovë impakton shqiptarët, impakton dhe shqiptarët e Maqedonisë. Në gjykim tuaj, çfarë po ndodh në Kosovë dhe kush e ka përgjegjësinë?

Artan Grubi: Kosova është vetëm 15 km larg nga Shkupi dhe çdo zhvillim atje përjetohet sikur të jetë zhvillim këtu, jo vetëm për shqiptarët por edhe për maqedonasit sepse e shohin si një faktor qoftë konstruktiv, qoftë destabilizues, varësisht nga zhvillimi. Çdo zhvillim në Kosovë ka ndikim të jashtëzakonshëm në Maqedoni dhe ngjall drojë shumë të madhe tek bashkëqytetarët tanë maqedonas sepse në mendjen e tyre lufta e vitit ’98 dhe ’99 në Kosovë prodhoi luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Sa e rrezikshme është situata në Kosovë?

Artan Grubi: Me kaq sa kam vlerësime nuk e shoh si shumë të rrezikshme. Me shumë keqardhje i ndoqëm zhvillimet atje në veri dhe më vjen shumë keq për veprimet e dhunshme të serbëve atje në veri. Këto zhvillime i erdhën Presidentit Vuçiç si një bingo për arsye të protestave të mëdha në Serbi kundër qeverisë dhe kundër Presidentit Vuçiç. Opinioni publik në Serbi është defokusuar tërësisht. Nuk shoh asgjë serioze, asnjë shqetësim për Presidentin Vuçiç dhe po tenton të krijojë një krizë të shpifur në veriun e Kosovës.

Cili duhet të jetë qëndrimi i Kurtit, sipas jush?

Artan Grubi: Ali Ahmeti që nga themelimi i partisë së tij nuk ka marrë një veidm të vetëm pa u konsultuar me SHBA. Vendime të mëdha flasim. Për çdo gjë kemi kërkuar pranim në ambasadën amerikane dhe në atë të BE, por kryesisht në atë amerikane. Vlerësoj që z.Kurti dhe qeveria e Kosovës do duhet të bashkërendojnë aktivitetet e veta afër me SHBA dhe BE.

A ka një krizë në raportet mes Kurtit dhe Shqipërisë ose shqiptarëve të Maqedonisë. Ju thatë s’kemi kontaktuar, Rama thotë nuk kemi kontaktuar. Kjo duket pak e çuditshme.

Artan Grubi: Ndoshta nuk ka kohë, ndoshta është shumë i zënë Kryeministri Kurti. Kontakti i vetëm ka qenë vetëm për ministrin e Brendshëm. Jashtë kësaj asnjë komunikim zyrtar as nga ambasada as nga qevera e Kosovës. Do kishim dashur që t’ju dalim në ndihmë.

Ndërkombëtarët ju kanë kërkuar që ti influenconi?

Artan Grubi: Po po. Sot isha në ditën kombëtare të Italisë, prej atje po vij, dhe temë kryesore ishin zhvillimet në Kosovë dhe se a kemi kontaktuar ne me autoritetet dhe se a mund të ndikojmë me kontaktet tona që kemi në Kosovë që të ulen tensionet në veri dhe të rikthehen palët në tavolinë.

Latest Posts

Aksidenti i frikshëm në Itali, viktimat janë grup turistësh nga Ukraina

Në bordin e autobusit që u aksidentuar këtë të martë në Itali ishte një grup turistësh ukrainas. Mediat vendase shkruajnë se turistët po...

Akti terrorist në Ankara/ Turqia hakmerret ndaj PKK, shkatërron 16 objektiva në Irak

Forcat e armatosura turke kanë nisur sot sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irakun verior, duke shkatërruar 16 objektiva. Lajmi u njoftua nga Ministria...

Mos i humbisni

Skandaloze! “Kabineti i Bilall Kasamit” nis një emision… A po i keqpërdor paratë e komunës për propagandë politike të BESËS?

Gazetarja e njohur  ka paralajmëruar se do të nis një emision, Podcast me emrin PSE.  Siç shihet në videon që ka publikuar  shihet i...

Mesjavë me aromë Championsi, spikat Napoli vs Real dhe Dortmund-Milan

Champions League rikthehet te martën dhe të mërkurën në Tring me duelet e dyta të fazës së grupeve.   Të martën spikat në mënyrë të...

Kurti provon ushqimin e Mensës së Studentëve në Prishtinë

Duke qenë se Qendra e Studentëve do të mirëpres atletët dhe ekipet garuese të vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare, kryeministri u zotua se do...

Ademi: Opozita shqiptare, me urdhër të VMRO-së mbron monopolin e kazinove dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ademi...

Ademi: Opozita po mbron interesin e kazinove, tash e dy vite ka bllokuar ligjin për lojra të fatit

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase,...