Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Aksidenti i frikshëm në Itali, viktimat janë grup turistësh nga Ukraina

Në bordin e autobusit që u aksidentuar këtë të martë në Itali ishte një grup turistësh ukrainas. Mediat vendase shkruajnë se turistët po...

Akti terrorist në Ankara/ Turqia hakmerret ndaj PKK, shkatërron 16 objektiva në Irak

Forcat e armatosura turke kanë nisur sot sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irakun verior, duke shkatërruar 16 objektiva. Lajmi u njoftua nga Ministria...

Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes për drithëra

Ministria e Rinovimit dhe Infrastrukturës së Ukrainës tha më 1 qershor se marrëveshja për eksportin e grurit, e ndërmjetësuar nga OKB-ja, është ndërprerë sërish sepse Rusia e ka bllokuar regjistrimin e anijeve në të gjitha portet e Ukrainës.

 

Kombet e Bashkuara dhe Turqia e ndërmjetësuan Iniciativën e Drithërave të Detit të Zi midis Moskës dhe Kievit në korrik të vitit të kaluar për të ndihmuar në zgjidhjen e një krize globale ushqimore të rënduar nga pushtimi i Ukrainës, një eksportues i rëndësishëm global i drithërave, nga Rusia.

 

Rusia kishte rënë dakord në maj për një zgjatje dy-mujore të kësaj marrëveshjeje, por ka thënë se Iniciativa do të ndërpritet nëse nuk përmbushet një marrëveshje për eksportet ruse të grurit dhe plehrave.

 

“Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll (e cila mbikëqyr Iniciativën) ka njoftuar se është e pamundur të hartohet një plan inspektimi për 1 qershor për shkak të një refuzimi tjetër të pajustifikuar të delegacionit rus për ta regjistruar flotën e ardhshme për pjesëmarrje në Iniciativë”, tha ministria ukrainase në Facebook.

Tutje, Ministria e Rinovimit dhe Infrastrukturës e Ukrainës tha se Rusia kishte regjistruar vetëm një anije hyrëse për inspektim në dy ditët e fundit dhe nuk kishte dhënë asnjë shpjegim për këtë veprim, për të cilën ministria tha se ishte një “shkelje e rëndë” e Iniciativës.

 

Rusia nuk i ka komentuar ende pretendimet e zyrtarëve ukrainas.

 

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se që nga mesi i prillit, Rusia ka “kufizuar në mënyrë të paarsyeshme” zbatimin e marrëveshjes së grurit.

 

Ata thanë se 50 anije janë duke pritur për inspektim në ujërat territoriale të Turqisë dhe se ata ishin të gatshëm të dërgonin 2.4 milionë ton ushqim shtesë jashtë vendit. Disa anije kishin pritur për inspektime për më shumë se 3 muaj.

Ministria kritikoi gjithashtu Rusinë se e ka bllokuar portin më të madh të Odesës, Pivdennyi, një nga tre portet e përfshira në nismën e ndërmjetësuar nga OKB-ja.

 

Më herët, Rusia i ka mohuar këto akuza, por u ka kërkuar të gjitha palëve në marrëveshjen e grurit që të zhbllokojnë eksportin e amoniakut rus në mënyrë që ai të mund të eksportohet nëpërmjet një tubacioni që shkon nga Rusia përmes territorit ukrainas në Pivdennyi.

 

Një burim i lartë i qeverisë i ka thënë Reuters se Kievi do të konsiderojë lejimin e amoniakut rus që të kalojë tranzit në territorin e tij për eksport me kusht që marrëveshja e drithërave të Detit të Zi të zgjerohet për të përfshirë më shumë porte ukrainase dhe një gamë më të gjerë mallrash./REL/

Latest Posts

Aksidenti i frikshëm në Itali, viktimat janë grup turistësh nga Ukraina

Në bordin e autobusit që u aksidentuar këtë të martë në Itali ishte një grup turistësh ukrainas. Mediat vendase shkruajnë se turistët po...

Akti terrorist në Ankara/ Turqia hakmerret ndaj PKK, shkatërron 16 objektiva në Irak

Forcat e armatosura turke kanë nisur sot sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irakun verior, duke shkatërruar 16 objektiva. Lajmi u njoftua nga Ministria...

Mos i humbisni

Skandaloze! “Kabineti i Bilall Kasamit” nis një emision… A po i keqpërdor paratë e komunës për propagandë politike të BESËS?

Gazetarja e njohur  ka paralajmëruar se do të nis një emision, Podcast me emrin PSE.  Siç shihet në videon që ka publikuar  shihet i...

Mesjavë me aromë Championsi, spikat Napoli vs Real dhe Dortmund-Milan

Champions League rikthehet te martën dhe të mërkurën në Tring me duelet e dyta të fazës së grupeve.   Të martën spikat në mënyrë të...

Kurti provon ushqimin e Mensës së Studentëve në Prishtinë

Duke qenë se Qendra e Studentëve do të mirëpres atletët dhe ekipet garuese të vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare, kryeministri u zotua se do...

Ademi: Opozita shqiptare, me urdhër të VMRO-së mbron monopolin e kazinove dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ademi...

Ademi: Opozita po mbron interesin e kazinove, tash e dy vite ka bllokuar ligjin për lojra të fatit

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase,...