Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Si kurrë më parë/ Kupa e Botës 2030 do të mbahet në tre kontinente

Kupa e Botës për meshkuj 2030 do të organizohet nga gjashtë vende në tre kontinente të ndryshme për të festuar 100-vjetorin e edicionit të...

Qeveria deklarohet për takimin me Escobarin dhe Lajçakun, Kurti i shtroi këto kërkesa


Qeveria del me njoftim për takimin me Escobarin dhe Lajçakun, Kurti i shtroi këto kërkesa.

Zyra e kryeministrit, Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin e këtij të fundit me përfaqësuesin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogu Kosovë – Serbi, Mirolav Lajçak.

Siç raporton zyra e kryeministrit në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për de-eskalim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e Aneksit të zbatimit.

“Kryeministri tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Ëashingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, citohet Kurti.

Më pas, Kurti ka thënë se vetëm sundimi i ligjit i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira.

”Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”.

“Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për de-eskalim të gjendjes dhe normalizim të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatë.

Latest Posts

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Si kurrë më parë/ Kupa e Botës 2030 do të mbahet në tre kontinente

Kupa e Botës për meshkuj 2030 do të organizohet nga gjashtë vende në tre kontinente të ndryshme për të festuar 100-vjetorin e edicionit të...

Mos i humbisni

Tërmeti që tronditi sërish Napolin; raportohen disa dëme materiale në zonën e epiqëndrës

Një tërmet i ri me magnitudë 4.0 u regjistrua mmesnaten mes te henes dhe te martes ne Itali, me epiqendër të vendosur në...

Aksion “blic” në Vlorë/ Kontrolle në lokale dhe rrugë, shoqërohen të paktën 10 persona

Policia e Vlorës e mbështetur dhe nga forcat RENEA janë duke zhvilluar një aksion në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës. Mësohet se...

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...