Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Aksidenti i frikshëm në Itali, viktimat janë grup turistësh nga Ukraina

Në bordin e autobusit që u aksidentuar këtë të martë në Itali ishte një grup turistësh ukrainas. Mediat vendase shkruajnë se turistët po...

Akti terrorist në Ankara/ Turqia hakmerret ndaj PKK, shkatërron 16 objektiva në Irak

Forcat e armatosura turke kanë nisur sot sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irakun verior, duke shkatërruar 16 objektiva. Lajmi u njoftua nga Ministria...

24 vjet nga kapitullimi i Serbisë

ot bëhen 24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë, duke u dorëzuar ish-ushtria e Jugosllavisë dhe kapitullimi i kriminelit Sllobodan Millosheviç.

Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, e nënshkruar më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe, gjenerali Nebojsha Pavkoviç, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 10 mijë njerëz janë vrarë, rreth 5 mijë të tjerë të zhdukur dhe mbi 1 milion shqiptar të zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive.

Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:

c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës

e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havijer Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës./KosovaPress/

Latest Posts

Aksidenti i frikshëm në Itali, viktimat janë grup turistësh nga Ukraina

Në bordin e autobusit që u aksidentuar këtë të martë në Itali ishte një grup turistësh ukrainas. Mediat vendase shkruajnë se turistët po...

Akti terrorist në Ankara/ Turqia hakmerret ndaj PKK, shkatërron 16 objektiva në Irak

Forcat e armatosura turke kanë nisur sot sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irakun verior, duke shkatërruar 16 objektiva. Lajmi u njoftua nga Ministria...

Mos i humbisni

Skandaloze! “Kabineti i Bilall Kasamit” nis një emision… A po i keqpërdor paratë e komunës për propagandë politike të BESËS?

Gazetarja e njohur  ka paralajmëruar se do të nis një emision, Podcast me emrin PSE.  Siç shihet në videon që ka publikuar  shihet i...

Mesjavë me aromë Championsi, spikat Napoli vs Real dhe Dortmund-Milan

Champions League rikthehet te martën dhe të mërkurën në Tring me duelet e dyta të fazës së grupeve.   Të martën spikat në mënyrë të...

Kurti provon ushqimin e Mensës së Studentëve në Prishtinë

Duke qenë se Qendra e Studentëve do të mirëpres atletët dhe ekipet garuese të vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare, kryeministri u zotua se do...

Ademi: Opozita shqiptare, me urdhër të VMRO-së mbron monopolin e kazinove dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ademi...

Ademi: Opozita po mbron interesin e kazinove, tash e dy vite ka bllokuar ligjin për lojra të fatit

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase,...