Në orët e para të ditës së sotme, ka ndodhur një shpërthim në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Për pasojë, janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve.
Zyrtari për Informim i Policisë, Avni Zahiti ka thënë për Reporteri se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, ka thënë Zahiti.