Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Shtetasi amerikan gjendet i vdekur në një qendër emigrimi në Rusi

Një shtetas amerikan është gjetur i vdekur në një qendër të emigrimit në rajonin Krasnodar në Rusi, raportoi gazeta ruse Kommersant më 4...

OBSH merr urdhër nga ushtria izraelite: Tërhiqni furnizimet mjekësore nga 2 magazina jugore të Gazës

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një deklaratë të fortë, ku akuzoi ushtrinë izraelite që ka këkruar tërheqjen e furnizimeve mjekësore nga dy depot...

Zelenskiy në Uashington, kërkon më shumë ndihmë për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti në Kapitol të enjten mes pikëpyetjesh të ngritura nga republikanët nëse Kongresi duhet të miratojë një raund të ri ndihme për vendin e tij, pavarësisht një përparimi të ngadaltë kundër pushtuesve rusë.

 

Zoti Zelenskiy udhëtoi drejt Uashingtonit pasi u përpoq të sigurojë mbështetjen ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara. Ai do të takohet gjithashtu me Presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit ushtarakë në Pentagon, si dhe pritet të mbajë një fjalim në mbrëmje në muzeun e Arkivave Kombëtare.

 

Zoti Zelenskiy po takohet me udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve që drejtohet nga republikanët si dhe përfaqësues të komisionit të Sigurisë Kombëtare të kësaj dhome, përpara një sesioni me dyer të mbyllura me përfaqësuesit e Senatit, që kontrollohet nga demokratët.

 

Presidenti Biden dhe shumica e udhëheqësve të Kongresit vazhdojnë ende të mbështesin ndihmën për Ukrainën, megjithatë zoti Zelenskiy pritet të përballet me qëndrime më ashpra sesa kur vizitoi Uashingtonin, nëntë muaj më parë.

 

Ndërsa kundërofensiva ushtarake e Ukrainës vazhdon dhe Kongresi është përfshirë nga debatet mbi buxhetin duke nxitur shqetësimet mbi një mbyllje të mundshme të qeverisë, një numër në rritje i republikanëve kanë vënë në pikëpyetje miliarda dollarë që Uashingtoni i ka dërguar Kievit për nevoja ushtarake, ekonomike dhe humanitare.

 

Që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar rreth 113 miliardë dollarë ndihmë humanitare dhe sigurie për Ukrainën.

 

Të mërkurën Presidenti Zelenskiy kërkoi ndihmë financiare edhe nga disa prej miliarderëve më të njohur të Amerikës, që operojnë në fusha të tilla si financat, teknologjia dhe sportet./VOA/

Latest Posts

Shtetasi amerikan gjendet i vdekur në një qendër emigrimi në Rusi

Një shtetas amerikan është gjetur i vdekur në një qendër të emigrimit në rajonin Krasnodar në Rusi, raportoi gazeta ruse Kommersant më 4...

OBSH merr urdhër nga ushtria izraelite: Tërhiqni furnizimet mjekësore nga 2 magazina jugore të Gazës

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një deklaratë të fortë, ku akuzoi ushtrinë izraelite që ka këkruar tërheqjen e furnizimeve mjekësore nga dy depot...

Mos i humbisni

Spasovski: Trupi i Vanjës ka qenë i groposur në rrethinën e Shkupit

Ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, në konferencën për media lidhur me vrasjen e dyfishtë, tha se personi në arrati është vrasësi i...

Rasti i Vanjas – Kidnapimi ka ndodhur me dijeni të babait, ai ka komunikuar me organizatorin për të zhvatur para nga nëna

Motivi i vrasjes së të miturës Vanja është interesi personal, por ajo që është më e tmerrshme për publikun është se rrëmbimi ka ndodhur...

Drejtori i Byrosë për Metrologji, Abdulselam Selami përgëzoi personat me aftësi të veçanta në manifestimin e Shoqatës SOS Vita

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta, drejtori i Byrosë për Metrologj Abduselam Selami, mori pjesë në një manifestim të...

Paraburgosen Kekishev, Manev dhe Videvski – dyshohen për “rrëmbim” dhe “vrasje”

Tre personave Velibor Manev, Vlatko Keshishev dhe Bore Videvski, të dyshuar për kidnapimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, u është caktuar nga 48...

Berisha vijon t’i shmanget drejtësisë/ Nuk paraqitet në gjykatë, por shkon në Kuvend

Për ish kryeministrin Sali Berisha, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën e ish kompleksit Partizani.   Por pavarësisht se...