Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Shtetasi amerikan gjendet i vdekur në një qendër emigrimi në Rusi

Një shtetas amerikan është gjetur i vdekur në një qendër të emigrimit në rajonin Krasnodar në Rusi, raportoi gazeta ruse Kommersant më 4...

OBSH merr urdhër nga ushtria izraelite: Tërhiqni furnizimet mjekësore nga 2 magazina jugore të Gazës

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një deklaratë të fortë, ku akuzoi ushtrinë izraelite që ka këkruar tërheqjen e furnizimeve mjekësore nga dy depot...

Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës

“Ndërsa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samite të Procesit të Berlinit për të arritur marrëveshje për të ardhmen, siç kemi parë para një jave Serbia po punonte në plane ushtarake për aneksimin e territorit tonë. Kjo tregon që fqinji ynë në veri nuk është i interesuar për bashkëpunim rajonal dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian, por në vend të kësaj ka orientime alternative gjeopolitike të cilat janë pjesë e ambicieve hegjemoniste ndaj fqinjëve”, tha kryeministri Kurti.

 

Ai i bëri këto komente në një debat të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbi Procesin e Berlinit, që është një nismë e krijuar me synim thellimin e bashkërendimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të kësaj pjese në Bashkimin Evropian.

 

Kryeministri Kurti tha se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal dhe integrim evropian, duke theksuar lidhjet siç tha gjithnjë e më të ngushta të Beogradit me Moskën.

 

“Është e dukshme posaçërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të Serbisë kundër Kosovës, por edhe bashkëpunimit të saj të hapur dhe çdoherë e më të ngushtë me Rusinë se mungesa e bashkëpunimit rajonal është për shkak të dallimeve të thella në orientimin strategjik”, tha kryeministri Kurti.

 

Të dielën e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës një grup serbësh të armatosur qëlloi mbi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër. Përgjatë përleshjeve që pasuan, tre sulmues mbetën të vrarë.

 

Përleshjet shtuan tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ngjarja që u cilësua nga më të rëndat që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 nxiti shqetësime të reja ndërkombëtare për qëndrueshmërinë në rajon.

 

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësimin për atë që e cilësuan “një grumbullim të shtuar ushtarak serb në kufi me Kosovën”, ndërsa i kërkuan Beogradit që urgjentisht të tërheqë trupat ushtarake.

 

Të hënën presidenti serb, Aleksandar Vuçiç një intervistë për rrjetin CNN mohoi sërish njoftimet për grumbullim të tillë ushtarak duke i cilësuar pohimet si “jo të sakta”.

 

Kryeministri Kurti theksoi sot se çështja më e rëndësishme dhe urgjente është siguria për Kosovën e sulmuar dhe ndëshkimi për sulmuesit, që siç tha nënkupton ndëshkim ndaj Serbisë për mbështetjen e grupit të armatosur.

 

Beogradi i ka mohuar lidhjet me ngjarjet e 24 shtatorit të cilat i mori përsipër Milan Radoiçiç, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi.

 

Gjatë një debati të organizuar sot nga Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u tha se është krijuar një situatë e re politike të cilën Kosova duhet ta shfrytëzojë.

 

“E vetmja mënyrë për ta kthyer në fitore politike e diplomatike situatën e re është një kundërsulm politik e diplomatik në zbatim të menjëhershëm e të suksesshëm të detyrimeve të marra nga plani franko gjerman dhe njëkohësisht vendosja ose rikthimi i marrëdhënieve të besueshme kontraktuale me institucionet euroatlantike”, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

“E para dhe më e rëndësishmja është politika e jashtme, politika e jashtme duhet të jetë shumë aktive dhe bindëse sepse ajo fuqizon partneritetet ekzistuese si dhe partneritete e miqësi të reja, hap rrugë për anëtarësimin e Kosovës në NATO apo Organizatën e Kombeve të Bashkuara e Bashkimin Evropian, kështu që i bëj thirrje diplomacisë tonë të jetë bindëse e aktive në këtë drejtim”, tha ish ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku.

 

“Shpresoj që bashkërendimi dhe bashkëveprimi që ka qenë në veri ndërmjet policisë së Kosovës dhe KFOR-it të përkthehet edhe politikisht në bashkërendim me aktorët kyç sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe e shtetet mbështetëse të Kosovës. Mendoj se duhet ta kemi parasysh se në sferën e sigurisë Kosova duhet të orientohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtu nuk duhet të ketë ekuivoke”, tha drejtori i Institutit të Kosovës për Hartimin e Politikave, Lulzim Peci.

 

Ngjarjet e 24 shtatorit pritet të jenë pjesë e një diskutimi gjatë ditës edhe në Parlamentin Evropian./VOA/

Latest Posts

Shtetasi amerikan gjendet i vdekur në një qendër emigrimi në Rusi

Një shtetas amerikan është gjetur i vdekur në një qendër të emigrimit në rajonin Krasnodar në Rusi, raportoi gazeta ruse Kommersant më 4...

OBSH merr urdhër nga ushtria izraelite: Tërhiqni furnizimet mjekësore nga 2 magazina jugore të Gazës

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një deklaratë të fortë, ku akuzoi ushtrinë izraelite që ka këkruar tërheqjen e furnizimeve mjekësore nga dy depot...

Mos i humbisni

Spasovski: Trupi i Vanjës ka qenë i groposur në rrethinën e Shkupit

Ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, në konferencën për media lidhur me vrasjen e dyfishtë, tha se personi në arrati është vrasësi i...

Rasti i Vanjas – Kidnapimi ka ndodhur me dijeni të babait, ai ka komunikuar me organizatorin për të zhvatur para nga nëna

Motivi i vrasjes së të miturës Vanja është interesi personal, por ajo që është më e tmerrshme për publikun është se rrëmbimi ka ndodhur...

Drejtori i Byrosë për Metrologji, Abdulselam Selami përgëzoi personat me aftësi të veçanta në manifestimin e Shoqatës SOS Vita

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta, drejtori i Byrosë për Metrologj Abduselam Selami, mori pjesë në një manifestim të...

Paraburgosen Kekishev, Manev dhe Videvski – dyshohen për “rrëmbim” dhe “vrasje”

Tre personave Velibor Manev, Vlatko Keshishev dhe Bore Videvski, të dyshuar për kidnapimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, u është caktuar nga 48...

Berisha vijon t’i shmanget drejtësisë/ Nuk paraqitet në gjykatë, por shkon në Kuvend

Për ish kryeministrin Sali Berisha, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën e ish kompleksit Partizani.   Por pavarësisht se...