Kuvend, nuk dihet se kur do të diskutohet për Janevën

Në Kuvend këtë mëngjes arriti Raporti i Këshillit të Prokurorëve Publik me të cilin kërkohet shkarkimi i prokurores speciale Katica Janevës. Sipas procedurës, kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija DImovski, duhet të caktojë seancë, por ai për Alsat thotë se Raporti ende nuk ka arritur deri tek ai. Atë moment që do ta merr, do ta njoftoj opinionin për procedurën. Ndryshe, në Raport, Këshilli i Prokurorëve Publik i ka theksuar veprimet e ish shefes të PSP-së në rastin Perandoria. Është pasqyruar një pjesë e prononcimeve të cilat sipas tyre janë të rëndësishme që Kuvendi para vete të ketë fakte të vërtetuara që të mund të vendosë më tej. Kryetari i ri i Këshillit, Aco Koleski për fatin e lëndëve të PSP-së theksoi:

“PSP-ja është formuar nga Parlamenti, është votuar prokurori publik special nga Kuvendi dhe tani vendimi lidhur me lëndët duhet të vijë pikërisht prej atje. Por, çdo gjë që është në dorën tonë, do ta shqyrtojmë edhe këtë problem. Nëse arrimë të gjejmë ndonjë zgjidhje, do ta bëjmë këtë. Kjo varet nga mendimet e të gjithë anëtarëve të Këshillit”- ka thënë Kolevski.

Pasi Kuvendi ta miratoj Raportin, duhet të dërgoj propozim pranë Këshillit, e madje më pas vijon procedura për shkarkimin e Janevës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.