Neymari shkakton pakënaqësi në zhveshtoren e Barcelonës

Gjithçka nuk është duke shkuar mirë në zhveshtoren e Barcelonës, pasi një numër i madh i futbollistëve të ekipit të parë ndihen të tradhtuar nga puna e klubit gjatë afati kalimtar të verës. Trajneri Ernesto Valverde nuk e ka në duar vetëm përgjegjësinë si trajner për taktika të ndeshjeve, pasi që ai tani duhet edhe t’i motivojë lojtarët e tij për t’i arritur objektivat e klubit.

Shumica e skuadrës, veçanërisht futbollistët me më së shumti fuqi në klub, ishin pro kthimit të Neymarit në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës, që u mbyll të hënën në orën 23:59. Mundësia për ta riformuar treshen e sulmit MSN – që përbëhej nga Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymari – ishte tunduese dhe emocionuese për të gjithë në zhveshtore, kështu që lojtarët i kërkuan presidentit Josep Maria Bartomeu dhe bordit drejtues të bëjnë gjithçka të mundur për ta kthyer Neymarin. Futbollistë ndiejnë se klubi nuk ishte me të vërtetë i interesuar ta transferojë sulmuesin brazilianin dhe disa prej tyre madje vlerësojnë se Barcelona i bëri ato oferta për Neymarin vetëm sa për t’i mbajtur futbollistët e Barcelonës të kënaqur.

Ivan Rakitic nuk është i lumtur me mënyrën se si klubi tentoi ta përdorë atë si pjesë të marrëveshjes për transferimin e Neymarit dhe është i zemëruar edhe me Valverden që e ka lënë jashtë formacionit të parë për ndeshjet e para të sezonit të ri, përkundër që ai është plotësisht i përkushtur ndaj klubit dhe dëshiron të qëndrojë në Camp Nou.

Në anën tjetër, profesionalizmi i Ousmane Dembele nuk është përmirësuar dhe tani kanë filluar sërish se Barcelonë është shumë e varur nga Messi, pas vetëm një fitoreje në tri ndeshjet e zhvilluara pa argjentinasin. Ndeshjet e ekipeve kombëtare e sjellin një pushim të mirëpritur nga të gjithë në Barcelonë, pasi që ata duan të pushojnë dhe pastaj të grumbullohen sërish për muajt e vështirë që i kanë para vetes.