Kosova barazon rezultatin

Kosova barazon rezultatin ndaj Çekisë. Pak minuta pas shënimit të golit nga Çekia, Kosova arriti të barazoi rezultatin me golin e Muriqit. Për Çekinë shënoi numri 19 i Çekisë Schick.

Çekia shihet si kundërshtar i fortë i Kosovës në tentimin për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020 përmes Grupit A. Skuadrat dje gjatë një konference për media u shprehën optimiste dhe të gatshme për lojë të mirë dhe për fitore.

Për Kosovën kjo është ndeshja e katërt në kuadër të këtyre kualifikimeve, ndërsa ndeshjen e radhës e ka me Anglinë me 10 shtator. Kosova në këto ndeshje, përballet me mungesën e pesë lojtarëve, si Arbër Zenelin, Milot Rashicën, Hekuran Kryeziun, Herolind Shalën dhe Benjamin Kolollin.