Greqia kërcënon Tiranën: Nuk lejojmë hyrjen e Shqipërisë në BE nëse nuk respektoni minoritetin

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një tjetër mesazh paralajmërues Tiranës zyrtare në lidhje me çështjen e hapjes së negociatave me BE.

Në një deklaratë për shtyp, Mitsotakis deklaroi se nëse qeveria shqiptare nuk zgjidh çështjen e minoritetit grek në Shqipëri atëherë nuk do të ketë mbështetjen e Greqisë në tetor.

“Qeveria shqiptare duhet të kuptojë se duhet të ndryshojë qëndrim. Ajo përdor taktika të papranueshme kundër pakicës greke dhe për këtë duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë mbështetjen e Greqisë në negociatat e pranimit në BE”.