Hiti i parë i Donikës mban titullin ‘Mu ami’

E njohur me emrin artistic vetëm si Donika, bukuroshja kosovare që i është bashkuar skenës muzikore është me prejardhje nga Gjakova derisa jeton dhe vepron në Zvicër. Donika Ukaj me muzikë ka filluar të meret që e vogël pasiqë ka mbaruar edhe shkollën në drejtimin e muzikës. ‘Mu ami’ është projekti i parë profesional i saj ku tekstin dhe muzikën e ka realizuar Rzon ndërsa videoprojekti është finalizuar nga XL Films kurse është publikuar në platformën më të madhe ArkivaShqip. Donika që në fillimet e saja ka nënshkruar kontratë dhe menaxhohet nga SS Event me menaxher Arsim Salihaj.