Ilir Kërçeli garon nën logon e VV, me numër 77

Të nderuarë aktivistë, anëtar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, familjarë, miq, dashamirë dhe qytetarë të Kosovës,

Me kënaqësinë më të madhe e mirëprita propozimin nga Kryertari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, për t’ju bashkangjitur grupit të njerëzve që punojnë për të ardhmen e vendit.

Ndihem krenar dhe i privilegjuar të bashkohem me Lëvizjen Vetëvendosje dhe falemnderoj të gjithë aktivistët, anëtarët e kryesisë dhe këshillin e përgjithshëm të Lëvizjes për rikonfirmimin e nominimit tim për kandidatë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit.

Angazhimi im politik do të përqëndrohet në fuqizimin e të rinjëve dhe të rejave të Kosovës që atyre t’ju mundësojmë një ambient ku mund të ushtrojnë kreativitetin e tyre. Përvoja ime në ndërmarrësi më ka bindur se vetëm përmes zhvillimit të sektorit privat, ne mund të krijojme vende të punës të qëndrueshme në mënyrë që rinia jonë të ketë mundësi të barabarta për të jetuar dhe vepruar në Kosovë.
Poashtu, do të angazhohem që të krijojmë një ambient biznesi të favorshëm sidomos për ndërmarrësit e ri në mënyrë që ata të mund të krijojnë biznese konkurruese në treg dhe të zhvillojnë produkte e shërbime inovative që eksportohen në tregun global.

Tani është momenti që të bashkojmë forcat me të gjithë njerëzit që kanë gatishmëri të vendosin interesat kombëtare para interesave personale. Lëvizja Vetëvendosje dëshmoj se është vendi i duhur për ndryshimet pozitive që na presin duke krijuar hapësirën për të kontribuar me ndershmëri për të ardhmen e vendit. Albin Kurti është lideri i së ardhmes dhe rreth vetës ka mbledhur ekipin më të mirë të ekspertëve të të gjitha fushave.

Ju ftoj që të bashkoheni me neve. Ta krijojmë një Kosovë me të cilën do të mburremi të gjithë.

Të nderuarë aktivistë, anëtar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, familjarë, miq, dashamirë dhe qytetarë të Kosovës,Me…

Публикувахте от Ilir Kërçeli в Неделя, 8 септември 2019 г.