Seancë e Qeverisë, tema politika e jashtme, siguria, ekonomia

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e rregullt të 153-të, në rend dite të së cilës janë shumë pika nga sfera e politikës së jashtme, sigurisë, ekonomisë dhe bujqësisë.

Siç informoi pres-shërbimi qeveritar, në seancën e sotme në propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria do ta shqyrtojë informacionin me Propozim-platformën për pjesëmarrje të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si dhe informacionin për ngritjen e statusit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkësinë e demokracive dhe parashtrimin e kërkesës për marrjen e statusit të vendit anëtar në Këshillin drejtues të bashkësisë së demokracive.

Në propozim të Sekretariatit për çështje evropiane, në këtë seancë do të prezantohet edhe informacioni për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në strategjinë për rajonin Adriatik-Jon.

Qeveria sot do të denoncohet edhe për informacionin për ndërmarrjen e iniciativës dhe avancimin në procesin e harmonizimit të teksteve të Marrëveshjes midis Agjencisë për ushqim dhe veterinari të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qendrës për vlerësim të rrezikut në zinxhirin e ushqimit të Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në sferën e sigurisë së ushqimit dhe politikës veterinere dhe Marrëveshjes midis Agjencisë për ushqim dhe veterinari të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë për siguri të ushqimit të Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në sferën e sigurisë së ushqimit dhe politikës veterinere.

Në këtë seancë qeveria do ta shqyrtojë dhe do të sjell vendim për Propozim-programin për ndryshim të Programit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe nxitje të efikasitetit energjetik në amvisëri për vitin 2019 dhe Programin për ndryshim të Programit për mbështetje financiare për prodhimin e energjisë elektrike nga prodhuesit e autorizuar të cilët shfrytëzojnë premi për vitin 2019.

Për këtë seancë të Qeverisë së RMV-së, Ministria e Punëve të Brendshme e propozon për shqyrtim Propozim-dekretin për sigurim të sekretit, mbrojtje dhe siguri të të dhënave të përmbajtura në bazën e integruar të të dhënave për të huajt duke përfshirë të dhëna për azil, migrime dhe viza, si dhe propozimin për iniciimin e procedurës për zhvillimin e negociatave për arritjen e Protokollit midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për bashkëpunim në sferën e luftës kundër trafikimit me njerëz.

Në seancë do të prezantohen edhe raporti për kryerjen e negociatave me tekst të harmonizuar të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në luftën kundër krimit.

Në propozim të Ministrisë së Drejtësisë, për këtë seancë është paraparë shqyrtim i Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për drejtësi për fëmijët. .