EKO-Patrulla e NP ‘Higjena Komunale’ Shkup me akivitetet të përforcuara në komunat Çair dhe Kisella Vodë

Eko-Patrulla e NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup gjatë ditës së sotme realizoi biseda informative parandaluese me pronarët e objekteve tregtare në rrugën e Plastikave (bul. Nikola Karev). Pronarët e dyqaneve u njoftuan si ta hedhin në mënyrë të drejtë mbetjen e tyre, me qëllim që të parandalohet krijimi i deponive të egra dhe të mbrohet mjedisi i jetësor. NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, i përforcoi edhe kujdestaritë në më shumë lokalitetet të këtij rajoni që janë shënuar si pika të zeza me dukuri më të shpeshtë të hedhjes së pandërgjegjshme të mbetjes nga ana e qytetarëve. Në tre ndërrime zbatohen kujdestari tek Teqeja në rrugën e Plastikave, na afërri të q.t Çairçanja, rrugët Xhon Kenedi dhe në Rr. Brigada e dytë maqedonase. Eko- Patrulla këto ditë zbaton kujdestari edhe në komunën Kisella Vodë, në bashkëpunim me kujdestarët komunal. Aktivitetet zhvillohen në lokalitetet më problematike në rrugët Hristo Tatarçev dhe Dimi Haxhi Dimov, ku është vërejtur krijim i vazhdueshëm i deponive të egra, si rezultat i hedhjes jo të drejtë i mbetjes dhe shkeljes së Ligjit për Pastërti Publike.

Публикувахте от Abdusamed Shabani в Сряда, 11 септември 2019 г.