Zv.ministri Nuhiu i bashkohet përkujtimit të sulmit terrorist të 11 Shtatorit duke dhuruar gjak

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot ka shprehur solidaritetin me viktimat e pafajshme të sulmit terrorist të 11 Shtatorit, duke iu bashkuar aksionit të dhurimit të gjakut në Ambasadën e ShBA-së në Shkup. Ai me këtë rast ka shkruar në profilin e tij se dhurimin e gjakut e bën për “nder të viktimave, të mbijetuarve dhe të gjithë atyre që ndihmuan në ballafaqimin me pasojat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit!”

Ja postimi i Agim Nuhiut në facebook:

Sot iu bashkova aksionit për dhurimin e gjakut në ambientet e Ambasadës së SHBA-ve e organizuar në kuadër të shënimit të Ditës Kombëtare Amerikane të shërbimit dhe përkujtimit, në nder të viktimave, të mbijetuarve dhe të gjithë atyre që ndihmuan në ballafaqimin me pasojat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit!