Ngacmohet seksualisht e mitura në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person si të dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të miture në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, personi i arrestuar me vendim të prokurorit është derguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër K-Shqiptare e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.