Humbja nga Milani, ‘WhoScored’ publikon notën e Amir Rrahmanit

Milani ka regjistruar fitore të vështirë përballë Hellas Veronas në kuadër të javës së tretë në Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Mercantonio Bentegodi”, Milani ka arritur ta mposhtë skuadrën nga Verona me rezultat minimal 1:0, shkruan Zëri.info.

Nga fillimi te Hellas Verona luajtën edhe dy qendër-mbrojtësit shqiptarë Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.

Kumbulla luajti 90 minuta, derisa Rrahmani u zëvendësua në minutën e 79-të të ndeshjes.

Pas ndeshjes, portali prestigjioz “WhoScored” ka publikuar edhe notat e futbollistëve të cilët luajtën sonte.

Amir Rrahmani u vlerësua me notën 6.1 në mbrojtje, derisa Kumbulla me notën 7.1.

Ndryshe, sipas “WhoScored” futbollisti më i mirë në fushë ishte Matteo Musacchio me notën 8.1.