Elezi: Po intensifikohet reforma në financat publike!

Reforma e financave publike është duke u intensifikuar. Ligji i ri i Buxhetit pritet të finalizohet deri në fund të vitit 2019. Kjo u theksua sot në Dialogun e katërt të Reformës në Menaxhimin e Financave Publike të mbajtur në Ministrinë e financave.

Programi i Reformës në Menaxhimin e Financave Publike po zbatohet tashmë në vitin e dytë. Ai përfshinë aktivitete që synojnë përmirësimin e legjislacionit në disa fusha kryesore: planifikimin dhe buxhetimin, prokurimin publik, kontrollin e brendshëm financiar publik, menaxhimin e borxhit publik dhe inspektimin financiar të sektorit publik. Paralelisht me përgatitjen e rregullores, po punohen edhe për kapacitetet e institucioneve.

“Një pjesë e agjendës ambicioze të mbuluar nga Programi i Reformës është sistemi i integruar i informacionit për menaxhimin financiar që do të mundësojë monitorim dhe ekzekutim më të mirë të të gjitha fazave të shpenzimeve publike të përdoruesve të buxhetit, nga prokurimi deri tek pagesa. Procesi është në fazat përfundimtare të hartimit dhe krijimi i dokumentacionit teknik pritet në fund të vitit 2019”, theksoi kështu zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Në takimi u diskutua zbatimi i reformave të parashikuara nga Programi i Reformës në Financat Publike. Në të morën pjesë gjithashtu edhe Ministri i Financave Nina Angelovska, zëvendëskryeministri Koço Angjushev, Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës Damjan Manchevski, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Nikola Bertolini, Drejtori i DAP, nga zyra e Entit shtetërorë të statistikave, ekspertë, përfaqësues të institucioneve përkatëse dhe sektorit të OJQ-ve.

Përveç planifikimit, ligji përmirëson gjithashtu monitorimin e ekzekutimit të buxhetit përmes futjes së rregullave fiskale dhe themelimit të një Këshilli fiskal.

Gjithashtu në procedurë është edhe ligj i ri i cili po hartohet gjithashtu për të përmirësuar efikasitetin dhe transparencën e menaxhimit të fondeve publike nga institucionet.

Shefi i sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Nicola Bertolini, përshëndeti angazhimin e Qeverisë për të zbatuar Programin e Reformës në Menaxhimin e Financave Publike. Gjithashtu, ata mirëpritën aktivitetet e ndërmarra për të përmirësuar sistemin e financave publike në vend, përkatësisht cilësinë dhe përgjegjshmërinë në administrimin e parasë publike.

“Përndryshe, Programi i Reformës në Menaxhimin e Financave Publike 2018-2021 është strategjia e parë gjithëpërfshirëse në fushën e menaxhimit të financave publike. Reformat e saj duhet të kontribuojnë në realizimin e 7 objektivave të mëposhtëm, si: përmirësimin e kornizës fiskale me theks këtu hartimin, përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave dhe njëkohësisht thjeshtimin dhe përmirësimin e shërbimeve të institucioneve kompetente, përmirësimin e procesit të planifikimit dhe buxhetimit, përmirësimin e ekzekutimit të Buxheti, rritja e transparencës, rritja e kontrollit të brendshëm në institucione, si dhe kontrolli i jashtëm dhe mbikëqyrja parlamentare”, sqaroi kështu për fund zëvendësministrja Elezi.