INTERVISTA/Flet zv.drejtori i Policisë financiare, Dehari: Luftimi i krimit financiar sfidë e madhe, kërkon shumë kohë, kuadër dhe pavarësi nga politika

Shkup, 16 shtator – Po bën tashmë mandatin e dytë në pozitëne zëvendës drejtorit në Policinë financiare. Një kuadër i rid he shumë shpresë dhënës nga Gostivari që tashmë ka treguar veten në detyrën që po bën. Berat Dehari në një intervistë ekskluzive për Express.mk tregon të gjitha sfidat e tij nga pozita dhe institucioni që drejton, një punë sa e ndieshme aq edhe sfiduese por që ai sipas asaj që shprehet nuk zbrapset aspak, por thotë se e gjithë kjo punë kërkon shumë kohë dhe kuadër profesionist.

Ju ka vite që drejtoni këtë institucion, si ka qenë gjendja para se të vini, po gjatë kësaj periudhe, çfarë keni ndryshuar?

Në policinë financiare jam 8 vite i emëruar në pozitën e zv.drejtorit, normal që gjatë viteve ka pasur shumë ndryshime duke filluar nga aspekti formal, strukturorë por edhe në drejtim të resurseve njerëzore, fillimisht ishin afër 34 të punësuar ndërsa tani jemi dyfishuar, ambientet ishin jo aq të përshtatshme e në këtë drejtim kontribut kanë dhënë të gjithë drejtorët paraprak, janë ndryshuar një morri sendesh duke filluar nga ligji amë mbi policinë financiare që njëherit është lex specialis, jemi furnizuar me pajisje pune dhe detyra të posaçme, me automjete të reja për kryerjen e detyrave që ishte një mangësi shumë e madhe, rinovimin e parkut vozitës, kemi trajnuar gati të gjithë të punësuarit nëpër shtete të ndryshme, jemi pajisur me uniforma identifikuese dhe shumë inovacione tjera.

Duke qenë se vendi ka kaluar në shumë vështirësi, si një institucion i ndjershmërisë së lartë cilat janë mungesat dhe si i përballoni ato, sa te punesuar numëron ky institucion dhe si trajtohen ato? Cilat janë kapacitet me të cilat disponon drejtoria juaj?

Do kisha thënë që gjithmonë mungesë janë kapacitetet njerëzore, sa herë kemi nevojë për më shumë resurse njerëzore, tranzicioni i zgjatur edhe në këtë organ ka konsekuencat e veta, drejtoria është gjithnjë në rritje të vazhdueshme dhe trendi i ekipit nuk ka të ndalur, ngase nevoja dhe natyra e punës e kërkon atë, luftimi i krimit financiar në përgjithësi kërkon shumë njerëz dhe kohë, andaj kjo është sfidë e madhe.

A është i mjaftueshëm buxheti që ndanë qeveria per plotësimin e kushteve?

Gjithmonë buxheti është jo i mjaftueshëm po që se referohemi organeve tjera nga shtetet tjera, të bëjmë një komperacion me Guarda di finanza në Itali, që njëkohësisht e kam punim dezerstacioni të doktoratit.

Vështirësitë janë të shumta sigurisht, po a ka pasur situate ku është dashur të kërkoni ndihmë më lartë në zgjidhjen e tyre?

Sfidat dhe vështirësitë e bëjnë më stimuliative në këtë organ, bashkëpunimet dhe asistimet kanë qenë të mirëseardhura nga organet tjera ndonjëherë edhe të patjetërsueshme, duke përmendur asistimin e policisë dhe një mori organesh tjera represive.

Megjithatë jeni treguar shumë i suksesshem në menaxhimin e situatave të ndryshme bashkë me institucionin financiare?

Rezultatet e punës janë të raportuara çdo vit në mënyrë të shkruar para qeverisë në séance, dhe normal si shifra nga viti në vit janë të ndryshme, por unë jam idhtarë i kontinuitetit, të treguarit numër, por i kualitetit i asaj që quhet zgjedhje, një krim të organizuar ku edhe vetë qytetarët do e ndjenin dhe gjithë ata që i tangon, luftimi i kësaj dukurie do ishte më mirë kur nuk do kishim temë botërore në lajme.

A planifikohet në të ardhmen zgjerimi i kapaciteteve për më shumë te punesuar?

Sigurisht që me sistematizimin të brendëshëm planifikohen edhe punësime të reja dhe rritje të kapaciteteve, përmenda më parë që trendi rritet sipas nevojës kohore.

Po si qëndron gjendja e të punësuarve dhe përkatësia etnike, si e keni gjetur në fakt dhe si vijon të jetë?

Në vitin 2011 kishim 3 ose 4 shqiptarë dhe thuajse asnjë nga etnitetet tjera, tani gjatë kësaj periudhe 8 vjeçare dukshëm është përmirësuar balance dhe është diku 16% nga numri i përgjithshëm.

Cilat jane ambiciet për të ardhmen duke e ditur që keni ndjekur trajnime mjaftë të begatshme dhe të rëndësishme ndërkombëtare si në Europë ashtu edhe në SHBA?

Është e vërtetë që kam pasur disa trajnime profesionale në vend dhe jashtë vendit duke u nisur nga shtetet europiane dhe së fundi nga një program i specializuar nga DASH me ftesë të ambasadës amerikane në vend, isha në një vizitë studimore një muaj në shumë institucione atje, eksperiencë e jashtëzakonshme por prioritet e kam mbarimin e studimeve PHD këtë vit.(express.mk)