Ish biznesmenia nga Tetova, sot nuk ka bukë për të ngrënë

Pa ushqim të mjaftueshëm dhe pa para për ilaçe jeton familja Jovanovski nga Tetova. Tani disa vite kjo familje kalon përmes një periudhe të rëndë pasi Elizaebta Jovanovska 45 vjeçare është sëmurë nga karcionomi. Ajo është pa punë, njëjtë sikurse bashkëshorti i saj, që poashtu ka probleme shëndetësore.

Ata dy, bashkë me djalin mezi lidhin muajin me muajin. Tani për tani ndihmë marrin nga njerëzit humanë, të cilët dje ua paguan rrymën që u ishte ndërprerë disa muaj.

Elizabeta para disa viteve ka pasur kompaninë e vetë, por sëmundja e saj e ka sjellur familjen në këtë gjendje. Ajo tani shërohet privat me mjekësi alternative, sepse nuk posedon sigurim shëndetësor, kurse trajtimet janë të shtrenjta. Bashkëshorti i saj mundohet t’i blejë ilaçet me paratë që i fiton duke punuar përkohësisht në Gjermani, por kjo nuk mjafton.