Sekretet arkitektonike të ndërtesës së Ambasadës amerikane në Prishtinë

Në përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 korrik të këtij viti në Prishtinë u bë përurimi i ndërtesës së re të Ambasadës amerikane, e cila konsiderohet manifestim fizik i një partneriteti të qëndrueshëm në mes të SHBA-së dhe Kosovës.

Ky objekt gjigant i Ambasadës amerikane në Prishtinë, që është edhe më i madhi në Ballkan, u projektua nga David Brody Bond Architects and Planners.

Departamenti Amerikan i Shtetit konsolidoi misionin e tij diplomatik në Kosovë në një lokacion të ri prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria”. Në një hapësirë të sigurt e të qëndrueshme, ndërtesa e Ambasadës amerikane përfaqëson përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.

Ambasada Amerikanë në Kosovë nuk është krejt e zakonshme, meqë aty nuk është vetëm vendi ku do të pajisen me viza, por ka edhe rezidencë për trupat e Marinës amerikane.

Kampusi i Ambasadës Amerikanë përbëhet nga një kullë afariste pesëkatëshe, qendra të konferencave, rezidenca e marinsave dhe depo të integruar.