Nuraj parasheh koalicionet e ardhëshme në Kosovë

Menaxheri i estradës shqiptare, Labinot Nuraj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Ai, përmes një statusi në profilin e tij në “facebook”, ka shprehur dëshirën apo vullnetin e tij politik sa i përket preferencave për fitoren e zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare.

Statusi i plotë i Nurajt:

Pershendetje miqë Keto ditë jemi në procesin parazgjedhorë dhe secili nga ne eshtë berë disi pjesë e kesaj euforie parazgjedhore. Ketë shkrim po e bejë që të sqarohëm para të gjithë juve familjarë, miqë e bashkpuntorë. Siq edhe e dini të gjithë ju që une pelqej politikat e partisë AAK të udhehequr nga Ramush Haradinaj e ku deshira ime eshtë që edhe ketë mandat vendin ta udheheq po ky njeri, por që dua të ju bejë më dije që edhe nese Vjosa nga LDK apo Albini nga VV do të udheheqte Qeverinë e vendit nuk do ndjehesha keq aspak sepse të dy janë njerzë të edukuar dhe më bagazhe të mira edukative profesionale e politike. Pra qejfi im eshtë që më 6 Tetor keto 3 parti politike te dalin te parat AAK, VV & LDK dhe te trija keto të bejnë një koalicion sebashku dhe të punojnë sebashku për t,mirën e vendit dhe ndarja apo udheheqja e tri posteve kryesore të behët në ketë form: Vendi parë: Kryemistrinë Vendi dytë: Presidencën Vendi tretë: Parlamentin Ndersa deshira ime eshtë dhe lutja ndaj tyre qe do ja beja pas konstituimit të Parlamentit dhe Qeverisë, që si prioritet Kryesorë të jetë ligji dhe aplikimi i menjehershëm i Sigurimeve Shendetsore dhe të meret vendim për ndertimin e një Spitali modern më gjithë aparaturen e nevojshme dhe pas ndertimit të atij Spitali të punohet ne drejtim që gjatë gjithë kohës të sjellën mjek nga Klinikat me të medha Europiane ku sebashku me mjekët në Kosovë të kryhen operimet e semundjeve më të nevojshme dhe urgjente të njerzve në Kosovë të cilët vuajn nga to siq janë Kanceri, Leukemia etj etj. p.s. Miqë, shokë e dashamirë shpesh herë kam berë statuse gjysem satirike (humor) dhe ju kam nguc për X partinë apo X kandidatin por në fakt ka qenë vetëm në form te shakasë ndersa ky status eshtë plotsishtë serioz dhe mendimi që kam karshi ketyre 3 figurave publike dhe partive që ata përfaqsojnë. Na prift e mbara si Shtet nga 7 Tetori e tutje, ta ruajm respektin e ndersjellë ndaj njeri tjetrit dhe ta duam Shtetin me shumë se çdo gjë tjetër. Sinqerisht Labinot Nuraj.