Sërish dridhet Shqipëria!

Rreth orës 14:30 Shqipëri sërish është dridhur nga një tërmet prej 4.3 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Sipas qendrës sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë 22 kilometra nga Tirana me thellësi prej 2 kilometra.

Gjatë dy javëve të fundit në Shqipëri ka pasur një sërë tërmetesh, të cilët kanë shkaktuar dëme materiale.