Ahmeti: Mbrëmë fitoi Kosova

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përcjellë një mesazh urimi për zgjedhjet në Kosovë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe partitë e tyre politike demonstruan standarde europiane në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, si gjatë fushatës ashtu edhe në ditën e votimeve, por edhe në pranimin e vullnetit të sovranit. Përgëzimet më të sinqerta për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit në këtë proces kaq të rëndësishëm në kohëra vendimtare për Kosovën dhe rajonin.
Mbrëmë fitoi Kosova, ndërsa në pritje të rezultateve përfundimtare, uroj të gjithë fituesit e besimit të qytetarëve” – shkruan Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, në prononcimin e parë për zgjedhjet e djeshme në Kosovë.