Osmani -Shalenberg: Fillimi i negociatave me BE-në do të nënkuptojë impuls evropian

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Aleksandar Shalenberg, Ministër Federal për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme të Republikës së Austrisë, në drejtim të sigurimit të “dritës së gjelbër”, nga Këshilli për fillim të negociatave me Unionin.

“Posaçërisht e vlerësojmë interesin e Austrisë, si fqinj i afërt i rajonit të Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht rolin që kishte vendi gjatë kryesimit austriak me BE-në, periudhë kur vendi realizoi progresin më të madh në integrimet evropiane”, tha Bujar Osmani.

Gjatë takimit Osmani – Shalenbergun është biseduar edhe për aktualitetet në vend dhe rajon, me çka bashkëbiseduesit u dakorduan se çelësi i progresit të vendit dhe rajonit në periudhën që vijon, mbetet fillimi i negociatave me Unionin si hap më afër drejt integrimit evropian, jo vetëm të Maqedonisë së Veriut por edhe vendeve të tjera të rajonit.