Zlatan Ibrahimoviç feston 38-vjetorin dhe i dhuron vetes një Ferrari 1.5 milion euro

Edhe për ditëlindjen e tij, të 38 vjetorit, futbollisti i famshëm i LA Galaxy i ka dhuruar vetes një Ferrari Monza SP2 Limited Edition, me vlerë 1.5 milion euro.

’Happy Birthday Zlatan’, ka shkruar suedezi në profilin e tij në Instagram, duke postuar një foto të ‘xhevahirit’ të tij të ri me katër rrota. Një model vërtetë ekskluziv, sepse në botë ekzistojnë vetëm 499 ekzemplarë të tillë.