Amir Rrahmani, lojtari më i shpejtë i javës në Serie A

Mbrojtësi kosovar luajti 90 minuta të plota në fundjavë ndaj Sampdorias, ku skuadra e tij triumfoi 2-0.

Në këtë ndeshje gol shënoi mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, por Rrahmani arriti një statistikë interesante.

25-vjeçari bëri vrapimin më të shpejtë të javës në kampionatin italian me 34.72 kilometër/orë.

Amir Rrahmani tashmë i është bashkuar Kombëtares së Kosovës, ku do t’i luajë dy ndeshjet e tetorit kundër Gjibraltarit përkatësisht Malit të Zi.