Drejtuesi i Crvena Zvezdës: Vendimin e mori Qeveria e Kosovës, kjo është një fitore për diplomacinë e Serbisë

Menaxheri i përgjithshëm i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terzic thotë se vendimin për të mos e lejuar klubin serb të futet në territorin e shtetit tonë e ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës. Ndërkohë, ai insiston se kjo është një fitore diplomatike për Serbinë, Federatën Serbe të Futbollit dhe për vetë klubin serb. Zvezdan Terzic, menaxher i përgjithshëm i Crvena Zvezdës e ka komentuar moslejimin e ekipit serb për t’u futur në territorin e Republikës së Kosovës. Drejtuesi i klubit serb ka thënë se këtë vendim e ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, ai insiston se kjo është një fitore diplomatike për Serbinë, por edhe për Federatën e Futbollit të Serbisë dhe për vetë Crvena Zvezdën. ‘Ju e patë atë që ndodhi, ne erdhëm këtu për të luajtur futboll. Sidoqoftë, ne na u lejua kjo, edhe pse e kishim rekomandimin e FIFA-s. Institucionet e Kosovës e kanë shurdhuar veten dhe nuk na lejuan të luanim. Në kufi më thanë se ishte një vendim i Qeverisë së Kosovës dhe se nuk kishin shpjegime të tjera”, u shpreh Terzic për mediat serbe.