Joveski: Hetimi për rastin “Reket” përhapet për edhe për katër persona

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit nesër do të parashtrojë aktakuzë për rastin “Reket”, konfirmon prokurori publik Lubomir Joveski.

“Hetimi në pjesën e parë për rastin ‘Reket’ është nga fundi. Prokurorja Vilma Ruskoska punon në sjelljen e vendimit publik të prokurorisë. Sa jam i informuar gjatë ditës së nesërme do të vijojë aktakuza për atë pjesë”, deklaroi sot Joveski.

Ai tha se me këtë nuk e konsiderojnë tërësisht të shteruar lëndën “Reket” sepse prokuroria punon në konfirmimin e fakteve dhe rrethanave edhe për dy-tre veprime tjera.

“Gjatë ditës së sotme do të hapim hetim edhe kundër katër personave”, ka thënë Joveski.

Shtoi se kjo do të jetë në pjesën e veprimeve të theksuara nga gazetarët, në pjesën e pagesës së mjeteve prej 72.000 euro nga kompania e Manastirit.

“Një pjesë e atyre personave janë marrë në pyetje, ndërsa një pjesë do të thirren ditëve në vijim”, ka thënë Joveski.

Ai tha se bëhet fjalë për veprat pastrim parash, mashtrim dhe ndihmë në një pjesë të mashtrimit.

Në “Reket” i akuzuari i parë është Bojan Jovanovski (Boki 13) për marrje të “shpërblimit joligjor” për ndikim të paligjshëm dhe për pastrim parash dhe rendimente tjera nga vepra penale. i akuzuari i dytë për tregti me ndikim, është Zoran Mileski-Kiçaec, ndërsa ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva është e akuzuara e tretë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim.

Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në Burgun e Shkupit, ndërsa Milevski është në arrest shtëpiak.

Jovanovski dje është dashur të japë deklaratë në prokurori, por ndjehej keq dhe me ndihmën e parë mjekësore është dërguar në spital dhe më pas është kthyer në paraburgim.

Deklaratë në Prokurori nuk do të japë as Katica Janeva. Avokatja e saj Irena Fërçkovska për MEDIAL-n konfirmoi se ajo në këtë fazë nuk do të japë asnjë deklaratë, por do ta mbajë të drejtën lidhur me propozimin e dëshmitarëve dhe dëshmive më tej në procedurë. .