Të shtëna me armë para një sinagogë në Gjermani, disa të vrarë

Disa persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Halle, në lindje të Gjermanisë. Mediat gjermane raportojnë se autori I sulmit është ende në arrati. Atentati ndodhi pranë një sinagoge në zonën e Paulus. Policia këshilloi banorët e zonës të shmangnin vendngjarjen dhe të qëndrojnë në shtëpi.