Cakaj takohet me homologun slloven, Miro Cerar

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka takuar ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar.

Cakaj ka thënë se ka bashkëbiseduar me diplomatin Cerar, për të ndarë disa mendime në shërbim të përpjekjeve për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë për pak ditë.