Ndërroi jetë Hoxha i UÇK-së, një nga ushtarët e parë!

Me pikëllim e mora lajmin për vdekjen e njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqi. Që në fillim të viteve nëntëdhjetë, ai iu bashkua përpjekjes për liri dhe ishte pjesëtar i njësive të para të UÇK-së. Por, Avdyli ishte edhe njeri i fesë që predikonte vlerat e parimet e larta morale. Guximi, çiltërsia dhe urtësia ishin virtyte që e shquanin atë. Ngushëllimet më të thella familjes Krasniqi. Do të jetë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për Hoxhë Avdyl Krasniqi. (Hashim Thaçi)