Sheqerinska: Ne presim që BE-ja të tregojë lidership dhe të hapë negociatat

Ne dhamë rezultate lidhur me stabilitetin politik, liritë mediatike por edhe arritjen e një pjese të qëllimeve strategjike të qytetarëve, si anëtarësimin në Aleancën e NATO-s e presim deri në fund të këtij viti, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në konferencën e sotme “Perspektivat dhe sfidat e Evropës Juglindore” në Cavtat, Kroaci.

Sipas ministres, nëse javën e ardhshme nuk sillet vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut, forcat progresive janë të gatshme për kompromise të guximshme, për pajtim për një pasqyrë të ndryshme, demokratike dhe progresive për Ballkanin, do të ndjejnë mungesë interesi nga Bashkimi Evropian.

“Vendi ynë gjithmonë e ka parë procesin e zgjerimit si proces të bazuar në rezultate dhe arritje. Që të promovohet lidership, duhet pasur edhe vlera, edhe konsistencë edhe besim”, theksoi Sheqerinska.

Konferenca, siç, kumton Ministria e Mbrojtjes, është në organizim të fondacionit “Fridrih Ebert” ndërsa marrin pjesë anëtarë të shumtë të Parlamentit Evropian, parlamentarë nga Gjermania, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Shqipëria, përfaqësues të bashkësisë akademike dhe sektorit joqeveritar.